Biznesi i “rikthen sytë” në tregjet e huaja për lëndët e para - Ndryshon tendenca e diktuar nga Pandemia e më pas konflikti në Ukrainë

Ndërsa veçanërisht periudha e Pandemië e më tej konflikti në Ukrainë, i nxiti bizneset shqiptare të hidhin sytë nga tregu i brendshëm për të siguruar lëndë të para, tendenca po ndryshon këtë vit. Ato po i drejtojnë sytë tashmë nga tregjet ndërkombëtare për sigurimin e lëndëve të para. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim ka zbardhur se pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (specifikisht rreth 52% e ndërmarrjeve të vogla dhe 37% e atyre të mesme) e sigurojnë mbi 80% të lëndës së parë brenda vendit. Krahasuar me periudhën paraardhëse, ky tregues ka rënë me 2.7 pikë përqindje në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe me 1.9 pikë përqindje për ndërmarrjet e mesme.
Nga ana tjetër, rreth 39% e ndërmarrjeve të mëdha sigurojnë vetëm deri në 20% të lëndës së parë brenda vendit, me një rënie gjashtëmujore prej 1.5 pikë përqindje. Shitja e produkteve vijon të mbetet kryesisht brenda vendit, ku rreth 83% e ndërmarrjeve të vogla, 69% e ndërmarrjeve të mesme dhe 55% e ndërmarrjeve të mëdha, kanë deklaruar se kanë shitur shumicën e produkteve në tregun vendas (mbi 80% të volumit të produkteve). Krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, ka pasur një rënie prej 1.6 pikë përqindje të peshës së ndërmarrjeve të vogla dhe 2 pikë përqindje të ndërmarrjeve të mëdha që i shesin produktet e tyre kryesisht brenda vendit, ndërkohë që pesha e ndërmarrjeve të mesme që deklarojnë një gjë të tillë është rritur me 3.3 pikë përqindje.
Nga analiza e përgjigjeve sipas sektorëve, rezulton se sektori i ndërtimit dhe ai i shërbimeve janë sektorët me varësinë më të madhe ndaj lëndës së parë të siguruar në vend, ku respektivisht 57% dhe 51% e ndërmarrjeve të këtij sektori siguron mbi 80% të lëndës së parë brenda vendit. Gjithsesi, këto pesha kanë shënuar rënie me 5 pikë përqindje dhe 6 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 12 pikë përqindje dhe 10 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, sektori i industrisë shfaq varësinë më të ulët, ku 52% e ndërmarrjeve të këtij sektori sigurojnë vetëm 20% të lëndës së parë brenda vendit. Pesha e këtyre ndërmarrjeve ka mbetur pothuaj e njëjtë me gjashtë muaj më parë dhe ka shënuar rritje me 3.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Nokia shkurton 14 mijë vende pune - Rënie rekord të fitimeve, sidomos në Amerikën e Veriut
Nokia konfirmoi shkurtimin e 14 mijë vende pune në kuadër të planit për uljen e kostove pas rënies së të ardhurave të regjistruar në tremujorin e......

Të plakemi në Holandë! - Vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë
Holanda regjistroi sistemin më të mirë të pensioneve në botë në vitin 2023, sipas hulumtimit të kompanisë amerikane Mercer. Vlera e Indeksit Global të......

“Çmimet rrezikojnë ekonominë e Shqipërisë” - Banka Botërore liston pasojat në jetën e qytetarëve
Rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të......

Turizmi “thyen” pritshmëritë edhe në Gusht - Një turist qëndroi mesatarisht tre netë në strukturat akomoduese
Sipas INSTAT, shifrat tregojnë se gjatë muajit Gusht 2023, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar kështu rritje me 64.4%, krahasuar me......

Vendet që taksojnë turistët - Ku duhet të paguajmë për të hyrë?
Si një zgjidhje efektive në luftën kundër turizmit masiv, vendet dhe qytetet e botës filluan të rrisin çmimin e taksës turistike, ndërkohë që shumë vende e......

Nafta zbret poshtë 90 USD - SHBA lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës
Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, duke rënë me mbi 1.5%, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës,......

Coinbase zgjedh Irlandën si qendrën kryesore - BE ka gati rregulloren “MiCA” për tregun e kriptomonedhave
Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Coinbase ka zgjedhur Irlandën si qendrën e saj kryesore operative dhe rregullatore në Bashkimin Europian, tha kompania......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ndikohen nga fitimet e korporatave dhe nga të dhënat ekonomike
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po llogarisin ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, humori i......