Ari, pranë nivelit më të lartë në 2 muaj - Investitorët presin fjalimin e Powell, në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut

Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po tregtohet në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysëm, pasi përshkallëzimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit ka shtuar kërkesën e investitorëve për asete me risk. Ndërkohë, investitorët po presin edhe fjalimin që do të mbajë shefi i Rezervës Federale, Jerome Poëell, më vonë gjatë ditës së sotme. Kontrata spot për arin po tregtohet në rreth 1950 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga 1 gushti, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 1960 dollarë për onz.
Presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu angazhimin se do të ndihmojë Izraelin dhe palestinezët, gjatë vizitës që zhvilloi të Mërkurën. Por, deklarata e Biden se sulmi ndaj një spitali në Gaza mund të jetë kryer nga Hamasi bëri që të anulohen bisedimet që synonin parandalimin e përhapjes së konfliktit. Ari, i përdorur gjerësisht si një strehë e sigurt gjatë periudhave të pasigurisë politike dhe financiare, është rritur mbi 130 dollarë ose gati 8%, që kur preku nivelin më të ulët në shtatë muajt e fundit, më 6 tetor.
Fokusi i tregut do të jetë në fjalimin e Jerome Powell në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, për të mësuar më shumë mbi rrugën që do të marrin normat e interesit. Sipas një sondazhi të realizuar nga Reuters, ekonomistët parashikojnë se, Fed do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në takimin e 1 nëntorit, por paqartësi ka për takimin e fundit të vitit.
SCAN
Sondazh

Perspektiva dhe rreziqet për ekonominë e Kosovës - Sipas Bankës Botërore, shpenzimet kapitale publike pritet të nxisin investimet
Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore nënvizon perspektivat dhe rreziqet më të cilat pritet të përballet ekonomia e Kosovës.......

Google, në telashe për diskriminimin e gjuhës shqipe - Asllani: Nëse nuk marrim një përgjigjje për 30 ditë, fitojmë çështjen
Gjigandi i teknologjisë Google u padit pak ditë më parë për diskriminimin e gjuhës shqipe, nga dy shqiptarët Neshad Asllani dhe Haki Dervishi. I ftuar në......

Samiti i Berlinit, zbardhet raporti i Komunitetit të Energjisë - Siguria energjetike/ Vendet e Ballkanit kanë shumë sfida, ndonëse është bërë progres
Sekretariati i Komuniteti të Energjisë ka publikuar raportin mbi zbatimin e Deklaratës për Sigurinë e Energjisë dhe Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin......

Konfliktet e reja tregtare - Vendet dhe kompanitë që po përfitojnë
Fundi i globalizimit të papenguar është negativ për ekonominë globale. Pandemia dhe luftërat ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare, ndërsa tensionet e......

Kredia e marrë nga të huajt në Shqipëri, nivele rekord / 6-mujori, jorezidentët morën hua nga bankat rreth 300 milionë euro
Viti 2023 ka shënuar një bum të vërtetë të të huajve që kanë marrë kredi bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë raporton se stoku i kredisë për subjektet......

Kursim nga ndriçimi publik LED - Masterplan për 5 qytete, redukton ndjeshëm faturat e energjisë për bashkitë
Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të hartojë masterplanin për ndriçim publik eficient në 5 qytete të vendit, duke synuar reduktimin e faturave të......

Biznesi i “rikthen sytë” në tregjet e huaja për lëndët e para - Ndryshon tendenca e diktuar nga Pandemia e më pas konflikti në Ukrainë
Ndërsa veçanërisht periudha e Pandemië e më tej konflikti në Ukrainë, i nxiti bizneset shqiptare të hidhin sytë nga tregu i brendshëm për të siguruar lëndë të......

Nokia shkurton 14 mijë vende pune - Rënie rekord të fitimeve, sidomos në Amerikën e Veriut
Nokia konfirmoi shkurtimin e 14 mijë vende pune në kuadër të planit për uljen e kostove pas rënies së të ardhurave të regjistruar në tremujorin e......