Perspektiva dhe rreziqet për ekonominë e Kosovës - Sipas Bankës Botërore, shpenzimet kapitale publike pritet të nxisin investimet

Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore nënvizon perspektivat dhe rreziqet më të cilat pritet të përballet ekonomia e Kosovës. Rritja e parashikuar e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3,2% për vitin 2023 mbështetet në performancën pozitive të eksportit dhe konsumit më të lartë privat.
Eksportet më të larta të shërbimeve pritet të kompensojnë uljen e eksporteve të mallrave dhe rritjen e importeve, duke çuar në kontribut pozitiv nga ngushtimi i bilancit tregtar në rritjen e PBB. Në të njëjtën kohë, rritja e fortë e kredisë dhe remitancave neto, mbështetur edhe nga nivele më të larta të transfertave publike, pritet ta mbështesin konsumin privat. Shpenzimet më të larta të pagave publike, të shoqëruara me rritjen e shpenzimeve publike për mirëmbajtje dhe shërbime, pritet të mbështesin rritjen e konsumit publik.
Nga ana e prodhimit, shërbimet pritet të japin një kontribut më të lartë sesa prodhimi dhe bujqësia së bashku. Perspektiva afatmesme mbetet pozitive, brenda një konteksti të pasigurisë së lartë.
Kontributi i investimeve pritet të rritet në vitet 2024–2025, i mbështetur nga rritja e investimeve në infrastrukturën publike, duke përfshirë me mbështetjen e financimit të jashtëm dhe investimeve më të larta publike dhe private në furnizim dhe efiçiencë të energjisë.
Sipas Bankës Botërore, riaktivizimi i kapaciteteve prodhuese të ferronikelit nga Kosova pritet të rrisë eksportet e mallrave. Ritja ekonomike pritet të përshpejtohet drejt 4% vitin e ardhshëm, ndërsa inflacioni do të ngadalësohet, por presionet e çmimeve mbeten të larta..
Megjithatë, Banka Botërore nënvizon se pasiguritë e vazhdueshme lidhur me luftën në Ukrainë dhe ndikimi i mundshëm i tyre në sektorin e energjisë në Kosovë, ngadalësimi i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik në Evropë dhe përkeqësimi i kontekstit politik vendas përbëjnë rreziqe të rëndësishme.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Google, në telashe për diskriminimin e gjuhës shqipe - Asllani: Nëse nuk marrim një përgjigjje për 30 ditë, fitojmë çështjen
Gjigandi i teknologjisë Google u padit pak ditë më parë për diskriminimin e gjuhës shqipe, nga dy shqiptarët Neshad Asllani dhe Haki Dervishi. I ftuar në......

Samiti i Berlinit, zbardhet raporti i Komunitetit të Energjisë - Siguria energjetike/ Vendet e Ballkanit kanë shumë sfida, ndonëse është bërë progres
Sekretariati i Komuniteti të Energjisë ka publikuar raportin mbi zbatimin e Deklaratës për Sigurinë e Energjisë dhe Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin......

Konfliktet e reja tregtare - Vendet dhe kompanitë që po përfitojnë
Fundi i globalizimit të papenguar është negativ për ekonominë globale. Pandemia dhe luftërat ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare, ndërsa tensionet e......

Kredia e marrë nga të huajt në Shqipëri, nivele rekord / 6-mujori, jorezidentët morën hua nga bankat rreth 300 milionë euro
Viti 2023 ka shënuar një bum të vërtetë të të huajve që kanë marrë kredi bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë raporton se stoku i kredisë për subjektet......

Kursim nga ndriçimi publik LED - Masterplan për 5 qytete, redukton ndjeshëm faturat e energjisë për bashkitë
Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të hartojë masterplanin për ndriçim publik eficient në 5 qytete të vendit, duke synuar reduktimin e faturave të......

Biznesi i “rikthen sytë” në tregjet e huaja për lëndët e para - Ndryshon tendenca e diktuar nga Pandemia e më pas konflikti në Ukrainë
Ndërsa veçanërisht periudha e Pandemië e më tej konflikti në Ukrainë, i nxiti bizneset shqiptare të hidhin sytë nga tregu i brendshëm për të siguruar lëndë të......

Nokia shkurton 14 mijë vende pune - Rënie rekord të fitimeve, sidomos në Amerikën e Veriut
Nokia konfirmoi shkurtimin e 14 mijë vende pune në kuadër të planit për uljen e kostove pas rënies së të ardhurave të regjistruar në tremujorin e......

Të plakemi në Holandë! - Vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë
Holanda regjistroi sistemin më të mirë të pensioneve në botë në vitin 2023, sipas hulumtimit të kompanisë amerikane Mercer. Vlera e Indeksit Global të......