Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2023, 15:06

Google, në telashe për diskriminimin e gjuhës shqipe - Asllani: Nëse nuk marrim një përgjigjje për 30 ditë, fitojmë çështjen

Nga SCAN TV
Google, në telashe për diskriminimin e gjuhës shqipe - Asllani:

Gjigandi i teknologjisë Google u padit pak ditë më parë për diskriminimin  e gjuhës shqipe, nga dy shqiptarët Neshad Asllani dhe Haki Dervishi. I ftuar në emisionin  Start, Asllani tha se gjuha shqipe është diskriminuar duke mos u mbështetur në platformat e reklamimit.

Shembuj të përfitimeve nga Google janë vendet e rajonit të cilat prej pranimit të gjuhes së tyre  kanë rritur të ardhurat nga 30% - 70%, sipas mjekut shqiptar. Pas shumë peticioneve të organizuar nga shtetas shqiptar në lidhje me pranimin e gjuhës shqipe nga Google, Dervishi dhe Asllani ndërmorën hapin drejt nje padie, në mospërgjigjje të kërkesës së tyre bërë ndaj gjigandit të teknologjisë.

Ndër të tjera nismëtarët e kësaj padie kanë informuar se nëse nuk kanë një përgjigjje brenda një afati 30 ditor çështja do të fitohet nga  pala paditëse.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat