Samiti i Berlinit, zbardhet raporti i Komunitetit të Energjisë - Siguria energjetike/ Vendet e Ballkanit kanë shumë sfida, ndonëse është bërë progres

Sekretariati i Komuniteti të Energjisë ka publikuar raportin mbi zbatimin e Deklaratës për Sigurinë e Energjisë dhe Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor të prezantuar në Samitin e Procesit të Berlinit, që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë.
Teksa njihet progresi i bërë deri më tani, raporti thekson sfidat që vazhdojnë të jenë prezente në 6 vendet e Ballkanit, duke përfshirë dobësitë e sektorit të energjisë, çështjet e qeverisjes dhe nevojën për reforma. Forcimi i sigurisë energjetike dhe reduktimi i kërkesës për energji, krijimi i një tregu të integruar të energjisë elektrike, krijimi i një mjedisi më të mirë apo avancimi i axhendës së dekabornizimit janë disa nga fushat ku palët kanë marrë angazhime drejt një të ardhmeje të gjelbër.
Gjithashtu, zbatimi i parimeve të eficiencës së energjisë është një prej tyre. Sipas raportit të Komuniteti të Energjisë, pavarësisht përmirësimeve të rëndësishme në eficiencën e energjisë, vendet e Ballkanit Perëndimor ende përballen me sfida kryesore. “Përafrimi i legjislacionit dhe politikave kombëtare me Paketën e Energjisë së Pastër është një detyrë komplekse, por vendimtare për të arritjen e objektivave të efikasitetit”,-theksohet ndër të tjera në raport. Kjo përfshin përditësimin e ligjeve për eficiencën e energjisë, zbatimin e akteve nënligjore dhe miratimin e strategjive afatgjata të rinovimit të ndërtesave. Burimet financiare për masat e eficiencës dhe rinovimet në shkallë të gjerë janë gjithashtu thelbësore dhe për të tërhequr investime publike dhe private, duhet të ngrihen mekanizma efektivë të financimit rajonal dhe kombëtar.
Deklarata për Sigurinë e Energjisë dhe Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor u nënshkrua nga udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor 2022, ndërsa thekson rrugëtimin e rajonit drejt politikave të qëndrueshme të energjisë dhe një të ardhmeje më të gjelbër.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Konfliktet e reja tregtare - Vendet dhe kompanitë që po përfitojnë
Fundi i globalizimit të papenguar është negativ për ekonominë globale. Pandemia dhe luftërat ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare, ndërsa tensionet e......

Kredia e marrë nga të huajt në Shqipëri, nivele rekord / 6-mujori, jorezidentët morën hua nga bankat rreth 300 milionë euro
Viti 2023 ka shënuar një bum të vërtetë të të huajve që kanë marrë kredi bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë raporton se stoku i kredisë për subjektet......

Kursim nga ndriçimi publik LED - Masterplan për 5 qytete, redukton ndjeshëm faturat e energjisë për bashkitë
Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të hartojë masterplanin për ndriçim publik eficient në 5 qytete të vendit, duke synuar reduktimin e faturave të......

Biznesi i “rikthen sytë” në tregjet e huaja për lëndët e para - Ndryshon tendenca e diktuar nga Pandemia e më pas konflikti në Ukrainë
Ndërsa veçanërisht periudha e Pandemië e më tej konflikti në Ukrainë, i nxiti bizneset shqiptare të hidhin sytë nga tregu i brendshëm për të siguruar lëndë të......

Nokia shkurton 14 mijë vende pune - Rënie rekord të fitimeve, sidomos në Amerikën e Veriut
Nokia konfirmoi shkurtimin e 14 mijë vende pune në kuadër të planit për uljen e kostove pas rënies së të ardhurave të regjistruar në tremujorin e......

Të plakemi në Holandë! - Vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë
Holanda regjistroi sistemin më të mirë të pensioneve në botë në vitin 2023, sipas hulumtimit të kompanisë amerikane Mercer. Vlera e Indeksit Global të......

“Çmimet rrezikojnë ekonominë e Shqipërisë” - Banka Botërore liston pasojat në jetën e qytetarëve
Rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të......

Turizmi “thyen” pritshmëritë edhe në Gusht - Një turist qëndroi mesatarisht tre netë në strukturat akomoduese
Sipas INSTAT, shifrat tregojnë se gjatë muajit Gusht 2023, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar kështu rritje me 64.4%, krahasuar me......