“Transformimi” i Irlandës me të ardhurat nga Apple - Taksat e prapambetura të kompanisë do të financojnë infrastrukturën vendase

Kristi Ceta/SCAN
Qeveria e Irlandës përshkroi se si synon të shpenzojë 13 miliardë euro që mori nga taksat e prapambetura të Apple, një fitim i papritur që Dublini shpenzoi disa vite duke luftuar për ta shmangur.
Në një fjalim parazgjedhor buxhetor, ministri irlandez i financave Jack Chambers tha se vendimi i fundit nga gjykata më e lartë e Evropës i kishte siguruar vendit të ardhura të njëpasnjëshme "që kanë kapacitetin për të qenë transformuese".
Chambers tha se performanca e ardhshme ekonomike e Irlandës do të varet nga mënyra se si programi i infrastrukturës së vendit do të prioritizohet dhe do të ofrohet gjatë dekadës së ardhshme, duke shtuar se është "detyrues" mospërdorimi i injektimit të parave "për shpenzimet e përditshme ose për të ngushtuar bazën tatimore.”
“Ne duhet t'i përdorim këto të ardhura për të adresuar sfidat e njohura me të cilat përballemi në infrastrukturën e strehimit, energjisë, ujit dhe transportit,” tha Chambers.
Komentet e tij vijnë tre javë pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi kundër Apple për çështjet tatimore në Irlandë. Vendimi historik, për të cilin gjykata tha se ishte përfundimtar, thoshte se Apple duhet t'i paguajë Irlandës miliarda euro taksa të prapambetura.
Ministria e Financave e Irlandës parashikoi që të ardhurat tatimore të arrijnë në 105.7 miliardë euro këtë vit, një rritje prej 13.6 miliardë euro nga një vlerësim i mëparshëm, kryesisht i nxitur nga fitimet falë taksave të korporatave dhe nga vendimi i gjykatës.
Irlanda, e cila shërben si bazë e Apple në BE, ka një nga normat më të ulëta të taksave të korporatave në bllokun 27-vendesh. Për vite me radhë, shteti anëtar i BE-së argumentoi se prodhuesi i iPhone nuk duhet t'i paguajë taksat e papaguara. Dublini e kishte kundërshtuar çështjen mes frikës se mund të kërcënonte aftësinë e vendit për të tërhequr investime nga kompanitë që synojnë të kufizojnë faturën e tyre tatimore mbi fitimet jashtë shtetit.
Sondazh

Balluku: Shqipëria finalizoi procesin e vlerësimit të nivelit aktual të përgatitjes "Screening" për anëtarësimin në BE
Zv. kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se pas një procesi që zgjati 14 muaj, Shqipëria finalizoi procesin e......

Shqipëria, pjesë e SEPA nga 1 janari 2025? Bregu: Është konfirmuar nga krerët e BE. Presim vetëm miratimin zyrtar të vendimit
Ledina Elezi/SCAN Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, Shqipëria pritet të jetë pjesë e Zonës Unike të Pagesave në Euro. Drejtoresha e Departamentit të......

Çmimet e arit, priten nivele maksimale deri në fillim të 2025 - Goldman Sachs: Shkak zhvillimet politike dhe rënia e normave të interesit
Goldman Sachs ka parashikuar që çmimi i arit do të arrijë rritjen e tij rekord në nivele të reja maksimale deri në fillim të vitit 2025. Përveç rritjes së......

Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda - Ministri Hoxha: Hapim një kapitull të ri për t’u rritur institucionalisht
Ernilda Luzi/ Scan Drejtori i ri i Policisë së Shtetit është zyrtarisht Ilir Proda. Ai u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Në fjalën......

KREDO.AL I BASHKOHET FUSHATËS 'HUAMARRJE E ZGJUAR' PËR PROMOVIMIN E HUAMARRJES SË PËRGJEGJSHME
Kredo.al, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2024, në nivel lokal. Kjo fushatë, e......

61% e kredive përdoren për blerje banesash - BSH: Kreditë me qëllim konsumi pësuan një rënie të lehtë në muajin gusht
Ledina Elezi/SCAN Në kushtet kur çmimet e apartamenteve në Shqipëri kanë “kapur majat”, blerja e një banese nëpërmjet kursimeve personale është bërë thuajse......

Ndërhyrje në rrugë për mirëmbajtjen - ARRSH, tenderë 791 mln lekë për 2 rajone të vendit
Ola Mitre / SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar do të rishpallë tenderët për punime dhe mirëmbajtje rrugësh për 2 rajone të vendit. Procedurat e......

Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 130.21 euro/mWh. Në 9 muaj janë tregtuar 1.1 mln mWh
Ola Mitre / SCAN Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit shtator, në raport me......