Shqipëria, pjesë e SEPA nga 1 janari 2025? Bregu: Është konfirmuar nga krerët e BE. Presim vetëm miratimin zyrtar të vendimit

Ledina Elezi/SCAN
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, Shqipëria pritet të jetë pjesë e Zonës Unike të Pagesave në Euro. Drejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, Ledia Bregu, u shpreh se Presidentja e Komisionit Evropian ka pohuar se vendi ynë bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, do të anëtarësohen në SEPA brenda këtij viti dhe nga 1 janari do të mund të kryhen pagesa përmes këtij sistemi zyrtarisht.
“Reagim zyrtar i institucionit që e jep këtë dritë jeshile nuk ka ardhur ende. Ne forumin e Bled-it para pak javësh, Von Der Leyen përmendi se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia, deri në dhjetor do të jenë në zonën SEPA”- deklaroi Bregu.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian ka theksuar se Mali i Zi do të jetë i pari që do të bëhet pjesë, ndjekur më pas nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në 12 qershor të këtij viti, Banka e Shqipërisë dërgoi pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), aplikimin zyrtar për përfshirjen e vendit tonë në zonën gjeografike të skemave SEPA.
Nga ky anëtarësim, transaksionet financiare ndërkufitare me vendet e tregut evropian do të bëhen më të thjeshta, më të shpejta dhe me kosto më të ulëta. Duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian është partner tregtar kryesor i Shqipërisë dhe në kushtet kur rreth 60% e tregtisë kryhet me vendet e BE-së, përfitimet nga krijimi i lehtësirave financiare janë domethënëse për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.
Sondazh

Çmimet e arit, priten nivele maksimale deri në fillim të 2025 - Goldman Sachs: Shkak zhvillimet politike dhe rënia e normave të interesit
Goldman Sachs ka parashikuar që çmimi i arit do të arrijë rritjen e tij rekord në nivele të reja maksimale deri në fillim të vitit 2025. Përveç rritjes së......

Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda - Ministri Hoxha: Hapim një kapitull të ri për t’u rritur institucionalisht
Ernilda Luzi/ Scan Drejtori i ri i Policisë së Shtetit është zyrtarisht Ilir Proda. Ai u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Në fjalën......

KREDO.AL I BASHKOHET FUSHATËS 'HUAMARRJE E ZGJUAR' PËR PROMOVIMIN E HUAMARRJES SË PËRGJEGJSHME
Kredo.al, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2024, në nivel lokal. Kjo fushatë, e......

61% e kredive përdoren për blerje banesash - BSH: Kreditë me qëllim konsumi pësuan një rënie të lehtë në muajin gusht
Ledina Elezi/SCAN Në kushtet kur çmimet e apartamenteve në Shqipëri kanë “kapur majat”, blerja e një banese nëpërmjet kursimeve personale është bërë thuajse......

Ndërhyrje në rrugë për mirëmbajtjen - ARRSH, tenderë 791 mln lekë për 2 rajone të vendit
Ola Mitre / SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar do të rishpallë tenderët për punime dhe mirëmbajtje rrugësh për 2 rajone të vendit. Procedurat e......

Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 130.21 euro/mWh. Në 9 muaj janë tregtuar 1.1 mln mWh
Ola Mitre / SCAN Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit shtator, në raport me......

Rriten të ardhurat e kompanive të sigurimit - AMF: Në 8 muaj, 9.8 mld lekë vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motorik
Hamit Yzeiraj/SCAN Importimi masiv i automjeteve po ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e kompanive të sigurimeve përmes sigurimit të detyrueshëm......

Pse ngelin mjetet në Kontrollin Teknik? - Në 9 muaj janë testuar 311,303 makina në total
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar......