Tirana, qyteti i studentëve, profesionistëve e gjuhëve të huaja - Kryeqyteti që rritet çdo vit, përgjegjës për 53% e sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri

Me thuasje 1 milionë banorë me moshë mesatare rreth 36 vejçare, me rreth 80 mijë studentë çdo vit, me një fuqi punëtore mjaft të kualifikuar që shkëlqen me gjuhet e huaja, Tirana nuk është vetëm kryeqendra në çdo drejtim e Shqipërisë, por falë venndodhjes strategjike, një portë hyrëse për Evropën Juglindore.
Kjo pasi, Vendndodhja e Shqipërisë në qendër të udhëkryqit natyror të korridoreve të transportit evropian e vendos vendin në një pozicion gjeografik unik. Rreth 65% e totalit të të punësuarve janë në sektorin e shërbimeve, dhe afërsisht 25% në atë të prodhimit. Popullsia e Kryeqytetit, shtohet çdo vit me mbi 10 mijë banorë të rinj, në një kohë që pavarësisht zhvillimit të fortë të bregdetit, Tirana është përgjegjëse për rreth 80% të tregut të pasurive të paluajtëshme në vend. Tirana mbetet edhe Kryeqyteti me dëndësinë më të madhe të popullsisë, me 554 banorë për km katror.
Në qarkun e Tiranës shënohet përqendrimi mi i lartë i sipërmarrjeve të mëdha të Shqipërisë, por edhe i bizneseve të huaja që operojnë në vend. Në zonën e Kryeyeqytetit operojnë 53% e sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri. Nga ana tjetër, shërbimet janë mjaft të rëndësishme për ekonominë e Kryeqytetit, pasi 41% e sipërmarrjeve që operojnë në sektorin e shërbimeve në Shqipëri janë në këtë zonë. Në qarkun e Tiranës janë vendosur 32% e totalit të njësive ligjore aktive të regjistruara në Shqipëri, një e dhënë tjetër që nxjerr në pah rëndësinë e kësaj zone.
Ekonomia e Zonës Metropolitane të Tiranës përfiton ndjeshëm nga përqendrimi i universiteteve dhe shkollave më të mëdha të të gjitha niveleve dhe llojeve në vend si dhe instituteve të shumta kërkimore e shkencore. Tirana numëron rreth 180 institucione arsimore mes të cilave janë: Mjekësia, Drejtësia, Shkenca Ekonomike, Shkenca Inxhinierike dhe Shkenca Sociale.
Pozicioni shumë i privilegjuar nga Porti i Durrësit e bën gjithashtu Tiranën një prej qyteteve më të rëndësishëm të rajonit. Aktivitetet ekonomike të Shqipërisë po përqendrohen gjithnjë e më shumë në korridorin urban Tiranë - Durrës, ndodhen rreth 54% e ndërmarrjeve vendase, 65% e sipërmarrjeve të mëdha dhe 56% e sipërmarrjeve prodhuese/prodhuese.
SCAN
Sondazh

Teknologjia që bën çdo sipërfaqe në ‘touch’, madje edhe trupin tonë!
Një grup studiuesish në Universitetin e Miçiganit ka zhvilluar një sistem sensori të aftë për të bërë çdo touch çdo sipërfaqe: SAWSense, ky është emri i......

Elon Musk punëson ish-shefen masmedia shumëkombëshe amerikane si CEO-n e re të Twitter!
Shefja globale e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino, ka dhënë dorëheqjen për t'iu bashkuar Twitter-it si shefe e ardhshme ekzekutive. Pronari i......

Korça, qarku “model” për zhvillimin e turizimit - “Themelet” te bujqësia, kryeson listën për volumin e prodhimit të pemëve frutore
Ekonomia e Qarkut Korçë i ka themelet në zhvillimin bujqësor, duke u karakterizuar si qarku me volumin më të madh të prodhimit të pemëve frutore. Gjithsesi,......

Qarku i Vlorës, numri më i lartë i të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat - Saranda dominon me ndërtimet e reja
Qarku i Vlorës si një nga qarqet që fokus kryesor ka turizmin, ka në përbërje të tij të gjithë qytetet turistike në vijën bregdetare. Vlora, cilësohet si qarku......

Fieri, qarku me numrin më të lartë të bagëtive - Janë përqëndruar 27% të totalit të bizneseve bujqësore
Një nga qarqet më të mëdhenj të Shqipërisë Qarku i Fierit, si i favorizuar dhe nga pozicioni gjeografik, konsiderohet si një nga qarqet me numrin më të lartë......

Berati, qarku i dytë për prodhimin e rrushit në vreshta - Qyteti i “një mbi një dritareve” ka minimizuar ndërtimet e reja
Një nga karakteristikat që e veçon qarkun e Beratit janë ullinjtë dhe vera. Berati është qarku i dytë me nivelin më të lartë të prodhimit për rrushin nga......

Gjirokastra, qarku që po i “shuhet” popullsia - Pak lindje dhe migrim i lartë, ekonomia “me sytë” nga turizmi
Pavarësisht se është një nga qarqet me pozitë të favorshme gjeografike, me bukuri natyrore dhe potenciale të larta turistike, duket se Gjirokastra “po shuhet”,......

Dibra, qarku i varfër, me më shumë lindje - Pasuritë e mëdha natyrore s’shpëtojnë ekonominë dibrane, kryeson listën për ikjen e banorëve
Ndryshimet në Prodhimin e Brendshëm të Bruto të Rajoneve, të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tre qarqe ekonomia ishte me rënie në vitin......