Termocentrali më i madh diellor në botë - Brenda vitit 2050 i vetmi burim energjise në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe është në një rrugë të sigurt për t'i thënë plotësisht lamtumirë përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2050. Në periferi të Dubait, po ndërtohet termocentrali më i madh diellor në botë i bazuar në modelin IPP (Prodhuesit e pavarur të energjisë), i cili me siguri do e ndihmojë vendin t'i afrohet këtij qëllimi.
Dubai, si qendër rajonale e teknologjisë dhe tregtisë, është bërë pionier dhe lider, jo vetëm në këtë pjesë të planetit, por edhe në të gjithë botën në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë së pastër dhe të rinovueshme.
Vendi zhvilloi një sërë teknikash dhe praktikash për të përmirësuar efikasitetin e sektorit të energjisë duke racionalizuar konsumin dhe duke gjetur zgjidhje alternative për prodhimin e energjisë konvencionale, mes tyre një termocentral diellor me emrin e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed Bin Rashid Al Maktoum.
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të trefishojnë furnizimin e tyre me energji të rinovueshme dhe të investojnë deri në 54 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve të ardhshme për të përmbushur kërkesat në rritje për energji. Ato përfshijnë gjithashtu investime në karburantin e hidrogjenit me emetim të ulët dhe zhvillimin e infrastrukturës për automjetet elektrike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Objektivat ambiciozë të Gjermanisë - Deri në vitin 2030, 15 milionë automjete elektrike në rrugë
Në panairin e këtij viti në Mynih, prodhuesit bënë një përpjekje për të treguar se si duhet të duket e ardhmja e automjeteve elektrike, gjë që është në......

Minierat e lëndëve të para nga Hëna dhe asteroidet - NASA po përgatitet të nisë misionin “Psyche” këtë vjeshtë
NASA po përgatitet të nisë misionin “Psyche” këtë vjeshtë, i cili do të eksplorojë asteroidin e pazakontë me të njëjtin emër. Startup - i me bazë në Kaliforni,......

Mbi 600 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Marok - Me magnitudë 6,8. Dëmtohen edhe ndërtesat historike në Marrakech
Një tërmet i fuqishëm goditi Marokun të premten në mbrëmje, duke vrarë qindra njerëz dhe dëmtuar ndërtesa në fshatrat pranë maleve Atlas, deri në qytetin......

Qeveria, zyrtarisht me ministra të rinj - Presidenti i Republikës dekreton ndryshimet në Ekzekutiv
Zyrtarisht qeveria shqiptare ka një përbërje të re, me një numër më të lartë të grave ne detyrat ekzekutive. Pas propozimeve të pak ditëve më parë nga......

Si rezultoi siguria ushqimore në kulmin e verës? - Gjoba masive ndaj bizneseve, mbi 17 ton produkte të bllokuara
Siguria e produkteve që konsumojmë është një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë, duke qenë se ndikon drejtpërsëdrejti në shëndet dhe cilësinë e......

Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - ALPEX: Duhen të ardhura shtesë për të përmirësuar financat dhe adresuar kërkesat e anëtarëve
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon aplikimin e tarifave shtesë për anëtarët e saj. Kërkesa është depozituar pranë Entit Rregullator të......

13 vjeç për të përdorur inteligjencën artificiale - Raporti i UNESCO rekomandon vendosjen e kufirit të moshës në teknologji
Një raport i ri i UNESCO-s u kërkon qeverive të rregullojnë AI gjeneruese - GenAI në klasa, me një rekomandim për vendosjen e një kufiri moshe në......

Shqiptarët “rrisin” të ardhurat e tyre! - Korriku, rekordi në buxhet nga Tatimi mbi të ardhurat personale
Qytetarët shqiptarë përfitojnë më shumë të ardhura për familjet e tyre. Të paktën sipas treguesve të Ministrisë së Financave, tatimi i paguar nga të ardhurat......