Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - ALPEX: Duhen të ardhura shtesë për të përmirësuar financat dhe adresuar kërkesat e anëtarëve

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon aplikimin e tarifave shtesë për anëtarët e saj. Kërkesa është depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë, që ka nxjerrë për konsultim propozimin e ri. Referuar dokumentit, përveç 13 tarifave ekzistuese ALPEX kërkon aplikimin e tarifave për tregtimin në emër të dikujt tjetër, për përodrimin e aplikacionit të bursës, si dhe tarifa për certifikatën digjitale për përdorues. Sipas listës së propozuar, kërkohet aplikimi i tarifave prej 20 euro për çdo urdhër-porosi për tregtimin në emër të dikujt tjetër, 2000 euro në vit për përdorimin e aplikacionit dhe 50 euro në vit për certifikatën dixhitale.
Ndërkaq, në propozimin e ri është hequr tarifa variabël e klerimit prej 0,015 euro/ mWh për kontratat dypalëshe - Over the Counter (OTC). ALPEX e argumenton aplikimin e tarifave të reja, me nevojën për krijimin e të ardhurave shtesë, me qëllim përmirësimin e situatës së vet financiare ose për të akomoduar kërkesat për ndryshim nga anëtarët e bursës. Sipas ALPEX, tregu i energjisë ka ndryshuar me prezencën e më shumë aktorëve të rinj dhe priten të tjerë aktorë, duke sjellë kompleksitet më të madh, që përfshin prezantimin e tregjeve të tjera rajonale, rritje më të shpejtë të burimeve të rinovueshme dhe zhvillimin e teknologjisë në tërësi.
Në këtë kuadër, kërkohet më shumë automatizim i proceseve me sisteme të reja, standardizimi i proceseve në APLEX në funksion të sigurisë së informacionit, zhvillimi i stafit, prezenca e ALPEX-it në forume, panaire dhe konferenca rajonale dhe europiane. Aktualisht, në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike janë anëtarësuar 14 subjekte, 5 prej të cilëve janë kompanitë publike të energjisë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

13 vjeç për të përdorur inteligjencën artificiale - Raporti i UNESCO rekomandon vendosjen e kufirit të moshës në teknologji
Një raport i ri i UNESCO-s u kërkon qeverive të rregullojnë AI gjeneruese - GenAI në klasa, me një rekomandim për vendosjen e një kufiri moshe në......

Shqiptarët “rrisin” të ardhurat e tyre! - Korriku, rekordi në buxhet nga Tatimi mbi të ardhurat personale
Qytetarët shqiptarë përfitojnë më shumë të ardhura për familjet e tyre. Të paktën sipas treguesve të Ministrisë së Financave, tatimi i paguar nga të ardhurat......

Masat detyruese për kursimin e energjisë - Krijohen shoqëritë e shërbimeve energjetike. Do të përdorin kontrata model me klientët
Teksa reduktimi i konsumit të energjisë është detyrim për abonentët që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, një udhëzim i Ministrisë së......

Popullsia e botës, e ekspozuar ndaj ngrohjes globale - Askush në Tokë nuk i shpëtoi ndikimit të temperaturave të larta
Pothuajse e gjithë popullsia në botë përjetoi temperatura më të larta nga qershori në gusht si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit,......

Tjetër kredi për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim
Qeveria ka miratuar një marrëveshje të re kredie, që do të shkojnë për sektorin energjetik në vend. Projektligji ka kaluar në qeveri, ndërkohë që do të duhet......

iPhone 15 del në shitje më 12 shtator - Ku ndryshon dhe risitë e rëndësishme
Është pothuajse koha për debutimin kryesor të Apple më 12 shtator, ku, sipas traditës, do të prezantohen iPhone-ët e rinj. Sipas të gjitha thashethemeve,......

Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 - Inflacioni i brendshëm, shumë i lartë. Me prirje rritëse në maj e qershor
Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie......

Borxhi i fshehur i Gjermanisë - Deficiti është dyfish më i lartë se ai i deklaruar!
Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i Financave, paralajmëroi gjatë Këshillit ‘Ecofin’ në Luksemburg se nëse synohet të......