Borxhi i fshehur i Gjermanisë - Deficiti është dyfish më i lartë se ai i deklaruar!

Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i Financave, paralajmëroi gjatë Këshillit ‘Ecofin’ në Luksemburg se nëse synohet të mbahet euro dhe tregu i përbashkët i qëndrueshëm dhe të ruhet konkurrenca, atëherë duhen rregulla fiskale që stabilizohen financat publike. Prandaj analistët shprehen pa doreza se është turp që ato llogari publike, pikërisht në Gjermani, po luhaten, pikërisht tani që Berlini, në prag të diskutimit për Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes, po përgatitet të jetë lideri i padiskutueshëm i zbatimit të rregullave.
Akuza vjen nga Gjykata Gjermane e Auditit, sipas së cilës qeveria e Olaf Scholz ka fshehur kushtet reale financiare të vendit duke transferuar angazhime financiare shumëvjeçare në mjete të veçanta financiare, pra brenda kompanive të krijuara me qëllimin e saktë të rishpërndarjes së një mase kreditesh midis një game të gjerë investitorësh. Një lëvizje në kontrast total me rregullat europiane, sipas gjykatës së auditimit, e cila thotë se këto fonde duhet të llogariten në financat publike dhe se, për momentin, ato po grumbullojnë shumën masive prej 869 miliardë eurosh.
Me kalimin e kohës, në fakt, qeveria e udhëhequr nga kancelari Scholz ka tërhequr gjithnjë e më shumë fonde jashtë buxhetit federal, duke përfshirë një fond të posaçëm për të forcuar Forcat e Armatosura me 100 miliardë, 60 miliardë për të arritur objektivat klimatike dhe 200 miliardë për rikonvertimin e energjisë. Vetë Forcat e Armatosura janë në qendër të kritikave. I krijuar vitin e kaluar për t'u marrë me emergjencën në Ukrainë dhe për të arritur objektivin e NATO-s për të shpenzuar të paktën 2% të prodhimit ekonomik për mbrojtjen duke filluar nga viti 2024, fondi grumbullon 100 miliard eurosh dhe duhet të përdoret vetëm për blerjen e armatimeve dhe materialeve ushtarake. Dhe duket se nuk ka shkuar kështu, duke qenë se gjykata e auditimit kundërshton planin e qeverisë për të zgjeruar përdorimin e synuar, duke e përcaktuar masën si "shkelje të ligjit" dhe, për rrjedhojë, "të papranueshme".
Një lëvizje, ajo e Berlinit, e cila nuk kaloi pa u vënë re në Bruksel. Në vazhdën e asaj që është specifikuar tashmë nga Gjykata Gjermane e Audituesve, një zëdhënës i Komisionit Europian nënvizoi se vendet anëtare të BE-së nuk lejohen të përjashtojnë "ndonjë shpenzim të veçantë" nga deficiti publik duke përdorur "fondet speciale". “Është një koncept statistikor - vazhdoi ai - i llogaritur nga autoritetet statistikore kombëtare dhe evropiane, në përputhje me një metodologji të rënë dakord nga të gjithë, e njohur si ESA 2010 në përputhje me këtë metodologji dhe për qëllimet tona. Pra, nuk është e mundur që asnjë shtet anëtar të përjashtojë ndonjë shpenzim të veçantë nga deficiti duke përdorur metoda ‘ad hoc’, për shembull nëpërmjet përdorimit të fondeve të veçanta, përfundoi ai.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Mbi 830 milion Euro u futën në Shqipëri në vetëm 3 muaj” - Raporti i Bankës së Shqipërisë/ “Dekompozimi” i euros, i natyrshëm. Ja 3 shkaqet
Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun......

Pse bizneset nuk po marrin mjaftueshëm kredi? - Prençe: Kemi ngrirë investimet, po shkurtojmë staf
Bizneset shqiptare kanë ulur ritmin e marrjes së kredive gjatë muajve të fundit dhe ky fenomen është vënë re më së shumti edhe tek eksportuesit, të cilët për......

Rikthehet COVID-19 në Itali! - Vetëm gjatë javës së fundit 44% më shumë të prekur
Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Itali. Vetëm gjatë javës së fundit u regjistruan 21.309 raste, me rritje prej 44% krahasuar me javën......

Klima, borxhi dhe tranzicioni dixhital - Objektivat kryesorë të FMN dhe Bankës Botërore
FMN dhe Banka Botërore do të bashkëpunojnë me aksionerët dhe partnerët për të adresuar sfidat komplekse me të cilat përballet bota aktualisht, si ndryshimi i......

Kush janë qytetet me transportin publik më të mirë në botë?
Në shumicën e qyteteve të botës, transporti publik luan një rol të rëndësishëm në jetën e banorëve dhe vizitorëve. Autobusët, metrotë, tramvajet, trenat dhe......

Hulumtimi i ri: Kriptomonedhat po luftojnë me një problem reputacioni
Industria e kriptomonedhave po përpiqet të përmirësojë reputacionin e saj, sipas hulumtimit nga kompania e mbrojtjes së blockchain CoinCover. Raporti i......

Si Apple humbi pothuajse 200 miliardë dollarë brenda natës
Aksionet e Apple kanë rënë për të dytën ditë radhazi, duke humbur ekuivalentin e PBB-së së Hungarisë, pas lajmeve se gjigandi i teknologjisë mund të përballet......

Kursi i këmbimit – Monedhat kryesore e nisin ditën me rënie
Dollari amerikan ka nisur ditën e sotme me një rënie të lehtë duke u blerë me 99.5 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka parë......