Klima, borxhi dhe tranzicioni dixhital - Objektivat kryesorë të FMN dhe Bankës Botërore

FMN dhe Banka Botërore do të bashkëpunojnë me aksionerët dhe partnerët për të adresuar sfidat komplekse me të cilat përballet bota aktualisht, si ndryshimi i klimës, dobësitë e borxhit dhe tranzicioni dixhital i vendeve.
Banka dhe Fondi Monetar do të punojnë për të mobilizuar burimet thelbësore të nevojshme, burime të brendshme dhe të jashtme, thanë Kristalina Georgieva, Drejtoreshë Menaxhuese e FMN-së dhe Ajay Banga, President i Bankës Botërore.
Ata shtuan se për këtë qëllim, do të rritet mbështetja për të ndihmuar vendet të ndërtojnë politika të forta tatimore dhe administratë dhe institucione fiskale që ofrojnë shpenzime publike efikase dhe menaxhim të shëndoshë të borxhit dhe financave publike, së bashku me punën e vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e tregjeve të fuqishme financiare vendase.
Për ndryshimin klimatik, të cilin institucionet e njohën si kërcënim për paqen, sigurinë, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin global, FMN dhe Banka Botërore thanë se për të adresuar këtë sfidë, institucionet duhet të ndihmojnë të gjitha vendet anëtare të integrojnë klimën dhe zhvillimin e tyre. Të dy institucionet do të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës në një "bazë më të strukturuar dhe të institucionalizuar".
Kjo përfshin formalizimin e takimeve të rregullta të Grupit të ri Këshillimor të Klimës Bank-Fondi çdo dy muaj për të shqyrtuar zhvillimet e lidhura me klimën në projektet kryesore, duke përfshirë huatë përmes Fondit të ri të FMN-së për Rezistencën dhe Qëndrueshmërinë, i cili u siguron vendeve me të ardhura të mesme financime për elasticitetin klimatik dhe projektet e tranzicionit.
Të dy institucionet thanë gjithashtu se do të përfshijnë konsideratat klimatike në punën e tyre mbi qëndrueshmërinë e borxhit për vendet me të ardhura të ulëta.
Gjithashtu synohet përmirësimi i punës së përbashkët për të ndihmuar në parandalimin e rritjes së mëtejshme të dobësive të borxhit, duke ndihmuar vendet për të forcuar menaxhimin e borxhit dhe transparencën dhe financat publike duke thelluar mbështetjen për kreditorët dhe debitorët e angazhuar në një ristrukturim të borxhit, si dhe për të bashkëpunuar me partnerët për të përmirësuar proceset e ristrukturimit.
Për tranzicionin dixhital, të dy institucionet thanë se do të bashkëpunojnë për të ndihmuar vendet që të lidhin qytetarët e tyre me shërbimet online dhe të reduktojnë barrierat për përfshirjen dixhitale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kush janë qytetet me transportin publik më të mirë në botë?
Në shumicën e qyteteve të botës, transporti publik luan një rol të rëndësishëm në jetën e banorëve dhe vizitorëve. Autobusët, metrotë, tramvajet, trenat dhe......

Hulumtimi i ri: Kriptomonedhat po luftojnë me një problem reputacioni
Industria e kriptomonedhave po përpiqet të përmirësojë reputacionin e saj, sipas hulumtimit nga kompania e mbrojtjes së blockchain CoinCover. Raporti i......

Si Apple humbi pothuajse 200 miliardë dollarë brenda natës
Aksionet e Apple kanë rënë për të dytën ditë radhazi, duke humbur ekuivalentin e PBB-së së Hungarisë, pas lajmeve se gjigandi i teknologjisë mund të përballet......

Kursi i këmbimit – Monedhat kryesore e nisin ditën me rënie
Dollari amerikan ka nisur ditën e sotme me një rënie të lehtë duke u blerë me 99.5 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka parë......

Energjia shtrenjton prodhimin me 6.9% - Edhe çmimet e importit, në rritje. Por, ngadalësojnë ritmin në tremujorin e dytë
Çmimet e prodhimit kanë vijuar të rriten akoma përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas......

“Eurozonës i duhen rregulla të reja” / Ish-presidenti i BQE, Draghi: Sovraniteti duhet ndarë më mirë!
Në Eurozonë nevojiten “rregulla të reja dhe më shumë sovranitet i përbashkët”: Mario Draghi e pohoi këtë në një artikull në ‘Economist online’. Sipas tij,......

Linjat ajrore europiane ulin çmimet e biletave - Bie fluksi i fluturimeve me përfundimin e sezonit turistik
Linjat ajrore në të gjithë Europën kanë filluar uljen e biletave pasi sezoni i pikut të udhëtimeve verore ia lë vendin muajve tradicionalisht më të ngadaltë me......

Ja ku i investon paratë Bill Gates - “Mishi i laboratorit është e ardhmja!”
Në podcastin "Unconfuse me", multimiliarderi Bill Gates foli sërish për atë që ai e quajti ndikimin e fshehur të mishit në mjedis. Ai beson se shumica e......