iPhone 15 del në shitje më 12 shtator - Ku ndryshon dhe risitë e rëndësishme

Është pothuajse koha për debutimin kryesor të Apple më 12 shtator, ku, sipas traditës, do të prezantohen iPhone-ët e rinj. Sipas të gjitha thashethemeve, iPhone 15 Pro do të sjellë disa ndryshime rrënjësore këtë vit, ndoshta më shumë se çdo gjeneratë e mëparshme. Por cilat janë 5 risitë kryesore që premtojnë të revolucionarizojnë përvojën e përdoruesit.
Porta USB-C, është kërkuar me ngulm nga përdoruesit për vite me radhë. Kjo zgjedhje do të çojë në përmirësime të mundshme thelbësore për sa i përket shpejtësisë së karikimit dhe transferimit të të dhënave nëpërmjet kabllove. iPhone 15 Pro mund të karikohet më shpejt dhe të arrijë shpejtësi sinkronizimi deri në 20 Gbps kundrejt 480 Mbps aktuale.
Një tjetër veçori e re e rëndësishme është heqja dorë nga butoni klasik ‘i heshtjes’ që ka karakterizuar gjithmonë iPhone. Në vend të tij, një buton inteligjent i programueshëm dhe i personalizueshëm, në stilin e butonit të veprimit të parë së fundmi në ‘Apple Watch Ultra’.
Nuk do të mungojnë përmirësimet estetike. Falë teknologjisë Lipo, iPhone 15 Pro do të ketë korniza rekord, më të hollat që janë parë ndonjëherë në një smartphone. Po flasim për vetëm 1.55 mm krahasuar me 2.17 mm aktual të iPhone 14 Pro. Një dizajn akoma më modern dhe zhytës, që do ta bëjë ekranin edhe më protagonist në eksperiencën e përdoruesit. Në këtë rast, në fakt, paneli i iPhone 15 Pro të ri mund të shkojë më tej se sa është bërë deri më tani, duke arritur të eliminojë pothuajse plotësisht ato që për shumë janë ende barrierat e smartfonit të vërtetë pa korniza.
Një tjetër lajm i rëndësishëm, të paktën në Europë, do të jetë braktisja përfundimtare e ‘tabakasë; fizike të SIM, me iPhone 15 Pro të disponueshëm vetëm në versionin eSIM. Ai gjithashtu do të lehtësojë menaxhimin e SIM-ve të shumta.
iPhone 15 Pro duket të jetë i pari iPhone i vërtetë i Apple që prezanton një sensor periskopi në sektorin e fotografisë. Çfarë do të thotë kjo? Se kompania Cupertino më në fund duket e gatshme për t'u lidhur në një nivel fotografik në distanca të gjata me konkurrentët e tjerë të Android. Me pak fjalë, iPhone 15 Pro premton të jetë një përditësim i rëndësishëm, i cili do të ripërcaktojë përvojën e përdoruesit duke prezantuar harduer dhe softuer të ri.
iOS 17 dhe çipi A17 plotësojnë një pamje që premton të mahnitë fansat e Apple edhe një herë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 - Inflacioni i brendshëm, shumë i lartë. Me prirje rritëse në maj e qershor
Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie......

Borxhi i fshehur i Gjermanisë - Deficiti është dyfish më i lartë se ai i deklaruar!
Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i Financave, paralajmëroi gjatë Këshillit ‘Ecofin’ në Luksemburg se nëse synohet të......

“Mbi 830 milion Euro u futën në Shqipëri në vetëm 3 muaj” - Raporti i Bankës së Shqipërisë/ “Dekompozimi” i euros, i natyrshëm. Ja 3 shkaqet
Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun......

Pse bizneset nuk po marrin mjaftueshëm kredi? - Prençe: Kemi ngrirë investimet, po shkurtojmë staf
Bizneset shqiptare kanë ulur ritmin e marrjes së kredive gjatë muajve të fundit dhe ky fenomen është vënë re më së shumti edhe tek eksportuesit, të cilët për......

Rikthehet COVID-19 në Itali! - Vetëm gjatë javës së fundit 44% më shumë të prekur
Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Itali. Vetëm gjatë javës së fundit u regjistruan 21.309 raste, me rritje prej 44% krahasuar me javën......

Klima, borxhi dhe tranzicioni dixhital - Objektivat kryesorë të FMN dhe Bankës Botërore
FMN dhe Banka Botërore do të bashkëpunojnë me aksionerët dhe partnerët për të adresuar sfidat komplekse me të cilat përballet bota aktualisht, si ndryshimi i......

Kush janë qytetet me transportin publik më të mirë në botë?
Në shumicën e qyteteve të botës, transporti publik luan një rol të rëndësishëm në jetën e banorëve dhe vizitorëve. Autobusët, metrotë, tramvajet, trenat dhe......

Hulumtimi i ri: Kriptomonedhat po luftojnë me një problem reputacioni
Industria e kriptomonedhave po përpiqet të përmirësojë reputacionin e saj, sipas hulumtimit nga kompania e mbrojtjes së blockchain CoinCover. Raporti i......