Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 - Inflacioni i brendshëm, shumë i lartë. Me prirje rritëse në maj e qershor

Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie parashikohej të ndodhte me herët. Madje Qeveria muajt e parë të këtij viti kishte qenë edhe më optimiste, duke parashikuar se Inflacioni do të binte brenda këtij viti. Në raportin më të fundit banka e Shqipërisë konkludon Inflacioni vjetor i tremujorit të dytë ishte 4.6%, nga 6.5% i regjistruar një tremujor më parë, ndërkohë që mbeten shumë të larta presionet e brendëshme.
Banka e Shqipërisë konkludon se ndikimet nga rëniet e çmimeve të mallrave bazë dhe mbiçmimi i monedhës vendase nuk kanë arritur të përhapen gjerësisht tek komponentët e inflacionit të brendshëm, për shkak të presioneve ende të larta nga tregu i punës dhe pagat, por pa reflektuar në masë të madhe rënien e ccmimeve të karburanteve dhe të produkteve të importit.
Trajektorja rënëse është diktuar nga rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, nga mbiçmimi i monedhës vendase, nga efektet e bazës së lartë krahasuese të një viti më parë si dhe nga rënia e pritjeve për inflacionin.
Inflacioni i brendshëm rezultoi rreth 4.6% në tremujorin e dytë, me një prirje rritëse përgjatë muajve të tij, por duke qëndruar nën mesataren e tremujorit të parë të vitit aktual.
Sa i përket inflacionit bazë, pas reduktimit të shpejtë në muajin mars (6.5%), inflacioni bazë zbriti në 5.5% në tremujorin e dytë të vitit, me një ngadalësim gradual përgjatë muajve të tij. Ky zhvillim u përcaktua nga kontributet në rënie të disa ushqimeve të përpunuara – pjesë të nën-shportës përkatëse – dhe efekteve të bazës së lartë krahasuese të vitit të kaluar. Inflacioni bazë neto rezultoi rreth 3.9% në tremujorin e dytë, vlerë kjo thuajse e njëjtë me atë të tremujorit paraardhës dhe lehtësisht më e lartë se sa ajo e fund-vitit të kaluar. Ky zhvillim tregon se inflacioni i shërbimeve dhe i mallrave të përdorimit afatgjatë mbetet i qëndrueshëm dhe në vlerat më të larta historike.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Borxhi i fshehur i Gjermanisë - Deficiti është dyfish më i lartë se ai i deklaruar!
Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i Financave, paralajmëroi gjatë Këshillit ‘Ecofin’ në Luksemburg se nëse synohet të......

“Mbi 830 milion Euro u futën në Shqipëri në vetëm 3 muaj” - Raporti i Bankës së Shqipërisë/ “Dekompozimi” i euros, i natyrshëm. Ja 3 shkaqet
Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun......

Pse bizneset nuk po marrin mjaftueshëm kredi? - Prençe: Kemi ngrirë investimet, po shkurtojmë staf
Bizneset shqiptare kanë ulur ritmin e marrjes së kredive gjatë muajve të fundit dhe ky fenomen është vënë re më së shumti edhe tek eksportuesit, të cilët për......

Rikthehet COVID-19 në Itali! - Vetëm gjatë javës së fundit 44% më shumë të prekur
Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Itali. Vetëm gjatë javës së fundit u regjistruan 21.309 raste, me rritje prej 44% krahasuar me javën......

Klima, borxhi dhe tranzicioni dixhital - Objektivat kryesorë të FMN dhe Bankës Botërore
FMN dhe Banka Botërore do të bashkëpunojnë me aksionerët dhe partnerët për të adresuar sfidat komplekse me të cilat përballet bota aktualisht, si ndryshimi i......

Kush janë qytetet me transportin publik më të mirë në botë?
Në shumicën e qyteteve të botës, transporti publik luan një rol të rëndësishëm në jetën e banorëve dhe vizitorëve. Autobusët, metrotë, tramvajet, trenat dhe......

Hulumtimi i ri: Kriptomonedhat po luftojnë me një problem reputacioni
Industria e kriptomonedhave po përpiqet të përmirësojë reputacionin e saj, sipas hulumtimit nga kompania e mbrojtjes së blockchain CoinCover. Raporti i......

Si Apple humbi pothuajse 200 miliardë dollarë brenda natës
Aksionet e Apple kanë rënë për të dytën ditë radhazi, duke humbur ekuivalentin e PBB-së së Hungarisë, pas lajmeve se gjigandi i teknologjisë mund të përballet......