13 vjeç për të përdorur inteligjencën artificiale - Raporti i UNESCO rekomandon vendosjen e kufirit të moshës në teknologji

Një raport i ri i UNESCO-s u kërkon qeverive të rregullojnë AI gjeneruese - GenAI në klasa, me një rekomandim për vendosjen e një kufiri moshe në teknologji.
GenAI, i cili prodhon përmbajtje të reja në forma të ndryshme duke filluar nga teksti në imazh, fitoi popullaritet në fund të vitit 2022 me ChatGPT, mjeti i gjuhës natyrore i OpenAI.
Në janar 2023, përdoruesit aktivë mujorë të ChatGPT arritën në 100 milionë njerëz. Gjashtë muaj më vonë, në korrik, vetëm një vend kishte nxjerrë rregullore mbi GenAI, sipas autorëve të raportit. Udhëzimet theksojnë se GenAI në arsim mund të ketë pasoja në ‘zhvillimin e kapaciteteve njerëzore si aftësitë e të menduarit kritik dhe kreativitet’.
UNESCO gjithashtu bën thirrje për kujdes ndaj një ndarjeje globale në rritje, e cila mund të theksohet më tej me teknologji të tilla si AI gjeneruese që është trajnuar për të dhëna të njëanshme për të gjeneruar përmbajtje. Sipas raportit në fjalë kapacitete të tilla me gamë të gjerë kanë pasoja potencialisht të mëdha për arsimin, pasi ato përsërisin të menduarit e rendit më të lartë që përbën themelin e të mësuarit njerëzor.
Raporti zbuloi gjtihashtu se shkollat në mbarë botën janë kryesisht të papërgatitura për të përdorur AI gjeneruese në arsim për shkak të mungesës së politikave qeveritare.
Autorët sugjerojnë që qeveritë të ndjekin shtatë hapa për të përdorur AI gjeneruese në arsim me një qasje njerëzore në fokus, duke përfshirë zbatimin e rregulloreve GDPR dhe forcimin e rregullave të së drejtës së autorit.
Udhëzimet dhe rekomandimi i raportit për një "kufi moshe për përdorimin e GenAI" ishte i pari në botë i këtij lloji.
UNESCO thekson se ChatGPT kërkon që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç, por debatet në favor të rritjes së kufirit të moshës në 16 po zhvillohen në mbarë botën.
Autorët e raportit argumentojnë se shumë nga rregullat e mbrojtjes në internet për të miturit u miratuan shumë kohë përpara shpikjes së AI dhe u bëjnë thirrje politikëbërësve të rimendojnë kufizimet.
Raporti kërkon më shumë vëmendje në vitet e ardhshme, pasi thotë se arsimi mund të rikonceptohet plotësisht si pasojë e teknologjive aktuale dhe ato në zhvillim.
Miratimi për Aktin e AI të Bashkimit Europian ka të ngjarë të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të 2024 - ës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shqiptarët “rrisin” të ardhurat e tyre! - Korriku, rekordi në buxhet nga Tatimi mbi të ardhurat personale
Qytetarët shqiptarë përfitojnë më shumë të ardhura për familjet e tyre. Të paktën sipas treguesve të Ministrisë së Financave, tatimi i paguar nga të ardhurat......

Masat detyruese për kursimin e energjisë - Krijohen shoqëritë e shërbimeve energjetike. Do të përdorin kontrata model me klientët
Teksa reduktimi i konsumit të energjisë është detyrim për abonentët që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, një udhëzim i Ministrisë së......

Popullsia e botës, e ekspozuar ndaj ngrohjes globale - Askush në Tokë nuk i shpëtoi ndikimit të temperaturave të larta
Pothuajse e gjithë popullsia në botë përjetoi temperatura më të larta nga qershori në gusht si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit,......

Tjetër kredi për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim
Qeveria ka miratuar një marrëveshje të re kredie, që do të shkojnë për sektorin energjetik në vend. Projektligji ka kaluar në qeveri, ndërkohë që do të duhet......

iPhone 15 del në shitje më 12 shtator - Ku ndryshon dhe risitë e rëndësishme
Është pothuajse koha për debutimin kryesor të Apple më 12 shtator, ku, sipas traditës, do të prezantohen iPhone-ët e rinj. Sipas të gjitha thashethemeve,......

Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 - Inflacioni i brendshëm, shumë i lartë. Me prirje rritëse në maj e qershor
Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie......

Borxhi i fshehur i Gjermanisë - Deficiti është dyfish më i lartë se ai i deklaruar!
Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i Financave, paralajmëroi gjatë Këshillit ‘Ecofin’ në Luksemburg se nëse synohet të......

“Mbi 830 milion Euro u futën në Shqipëri në vetëm 3 muaj” - Raporti i Bankës së Shqipërisë/ “Dekompozimi” i euros, i natyrshëm. Ja 3 shkaqet
Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun......