Masat detyruese për kursimin e energjisë - Krijohen shoqëritë e shërbimeve energjetike. Do të përdorin kontrata model me klientët
Teksa reduktimi i konsumit të energjisë është detyrim për abonentët që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, një udhëzim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i hap rrugë krijimit të shoqërive të shërbimeve të energjisë dhe zbatimit të kontratave model që do të lidhen mes tyre dhe subjekteve që do aplikojnë masat e kursimit. Udhëzimi është miratuar që në nëntor të vitit 2022, por zbatimi do të nisë gati një vit më pas, duke qenë se në Fletoren Zyrtare u publikua vetëm një ditë më parë.
Sipas dokumentit, qëllimi i përcaktimit të rregullave të operimit për këto shoqëri është promovimi i zhvillimit të tregut kombëtar të shërbimeve të energjisë. Ndërkohë që, krijimi i modelit të kontratës së performancës së energjisë që do të rregullojë veprimtarinë ndërmjet këtyre subjekteve dhe klientëve, qofshin institucione publike apo privatë synon të rregullojë kushtet dhe procedurat e bashkëpunimit për të zbatuar masat që reduktojnë konsumin e energjisë dhe kostot në një mënyrë të qëndrueshme teknikisht dhe financiarisht.
Sipas udhëzimit, shoqëritë e shërbimeve energjetike duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërkohë që drejtuesit teknikë të tyre duhet të jenë auditues energjetikë të certifikuar. Teksa udhëzimi përcakton shërbimet që mund të ofrojnë këto shoqëri, specifikohet se ato do të jenë objekt kontrolli nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë, në rast të ankesave nga klientët. Paralelisht, këto subjekte do të jenë të detyruara të paraqesin pranë kësaj agjencie kontratat e shërbimeve të energjisë të lidhura me konsumatorët fundor dhe çdo dokument e të dhënë tjetër të kërkuar për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara të energjisë;
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Popullsia e botës, e ekspozuar ndaj ngrohjes globale - Askush në Tokë nuk i shpëtoi ndikimit të temperaturave të larta
Pothuajse e gjithë popullsia në botë përjetoi temperatura më të larta nga qershori në gusht si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit,......

Tjetër kredi për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim
Qeveria ka miratuar një marrëveshje të re kredie, që do të shkojnë për sektorin energjetik në vend. Projektligji ka kaluar në qeveri, ndërkohë që do të duhet......

iPhone 15 del në shitje më 12 shtator - Ku ndryshon dhe risitë e rëndësishme
Është pothuajse koha për debutimin kryesor të Apple më 12 shtator, ku, sipas traditës, do të prezantohen iPhone-ët e rinj. Sipas të gjitha thashethemeve,......

Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 - Inflacioni i brendshëm, shumë i lartë. Me prirje rritëse në maj e qershor
Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie......

Borxhi i fshehur i Gjermanisë - Deficiti është dyfish më i lartë se ai i deklaruar!
Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i Financave, paralajmëroi gjatë Këshillit ‘Ecofin’ në Luksemburg se nëse synohet të......

“Mbi 830 milion Euro u futën në Shqipëri në vetëm 3 muaj” - Raporti i Bankës së Shqipërisë/ “Dekompozimi” i euros, i natyrshëm. Ja 3 shkaqet
Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun......

Pse bizneset nuk po marrin mjaftueshëm kredi? - Prençe: Kemi ngrirë investimet, po shkurtojmë staf
Bizneset shqiptare kanë ulur ritmin e marrjes së kredive gjatë muajve të fundit dhe ky fenomen është vënë re më së shumti edhe tek eksportuesit, të cilët për......

Rikthehet COVID-19 në Itali! - Vetëm gjatë javës së fundit 44% më shumë të prekur
Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Itali. Vetëm gjatë javës së fundit u regjistruan 21.309 raste, me rritje prej 44% krahasuar me javën......