Bota Postuar më 9 Shtator 2023, 11:37

Minierat e lëndëve të para nga Hëna dhe asteroidet - NASA po përgatitet të nisë misionin “Psyche” këtë vjeshtë

Nga SCAN TV
Minierat e lëndëve të para nga Hëna dhe asteroidet - NASA po

NASA po përgatitet të nisë misionin “Psyche” këtë vjeshtë, i cili do të eksplorojë asteroidin e pazakontë me të njëjtin emër. Startup - i me bazë në Kaliforni, AstroForge, një nga kompanitë më të fundit private që ka hyrë në minierat hapësinore, në prill 2023 nisi një robot të vogël testues si pararendës i një misioni tjetër të planifikuar në një asteroid të vërtetë 35 milionë kilometra larg.

Minierat hapësinore, nxjerrja e burimeve nga asteroidët, satelitët e Tokës dhe trupat e tjerë qiellorë, është një fushë relativisht e re e eksplorimit, por ajo ka potencialin të ndryshojë mënyrën se si jetojmë dhe të transformojë ekonominë globale. Zhvillimet e fundit sugjerojnë se minierat hapësinore po i afrohen gradualisht realizimit. Por a mund të ndihmojnë vërtet asteroidët të rimbushen burimet e pakta në Tokë?

Sfidat janë të mëdha, përgjigjen ekspertët, ndërsa Kina duket se po futet në “lojën”, e cila së fundmi zbuloi vizionin e saj për shfrytëzimin e burimeve hapësinore. Asteroidët mund të na shpëtojnë nga mungesa e burimeve bazë që po shterohen në minierat tokësore. "Objektivat" e mundshëm të shfrytëzimit përfshijnë asteroidin ‘16 Psyche’, një copë metali në formë patate rreth 226 kilometra në diametër që rrotullohet rreth Diellit në brezin asteroid midis Jupiterit dhe Marsit, qindra miliona kilometra larg Tokës.

NASA po përgatitet të nisë misionin Psyche këtë vjeshtë, i cili do të eksplorojë asteroidin e pazakontë me të njëjtin emër, i cili thuhet se përmban metale me vlerë triliona dollarë. Vlerësohet se përbëhet pothuajse tërësisht nga hekur, nikel dhe ndoshta sasi më të vogla ari, platini dhe kobalti, me vlerë deri në 75 herë më shumë se e gjithë ekonomia botërore. Sigurisht, NASA nuk e planifikoi misionin për përfitime financiare: studimi i asteroidit pritet të japë prova mbi evolucionin e sistemit diellor dhe formimin e planetëve shkëmborë si Toka.

Sektori i minierave hapësinore është ende shumë larg nga grumbullimi i burimeve dhe kostot do të ishin astronomike, thonë ekspertët. Hëna është një tjetër objektiv shumë më afër për metale të rralla dhe materiale të tjera si heliumi 3, një superlëndë djegëse potenciale për prodhimin e energjisë bërthamore, por arritja atje është gjithashtu e shtrenjtë. Dhe ekspertët paralajmërojnë se kostoja e minierave hapësinore mund të mos rimbursohet kurrë, pasi misionet e suksesshme mund të çojnë në një tepri dhe rënie të çmimeve të metaleve në Tokë. Një problem tjetër është mungesa e marrëveshjeve të qarta, detyruese dhe të njëanshme që rregullojnë shfrytëzimin e burimeve në Hapësirë, të cilat mund të krijojnë konflikte dhe të përkeqësojnë pabarazitë në Tokë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat