Si rezultoi siguria ushqimore në kulmin e verës? - Gjoba masive ndaj bizneseve, mbi 17 ton produkte të bllokuara

Siguria e produkteve që konsumojmë është një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë, duke qenë se ndikon drejtpërsëdrejti në shëndet dhe cilësinë e jetesës. Por sa të sigurta janë ushqimet që tregtohen në vend dhe sa i respektojë rregullat bizneset? Gjatë këtij sezoni veror, kur dhe abuzimet ndjeshëm janë më të larta për shkak të fluksit të turistëve dhe shtimit të konsumit, inspektorët e Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka qenë në terren për të filtruar produktet e pa sigurta dhe për të ndërhyrë tek subjektet në rast shkeljesh.
Kështu, sipas të dhënave zyrtare përgjatë kulmit të sezonit, në periudhën dy mujore 3 korrik-3 shtator 2023, janë kryer në total 18.636 inspektime në 12 qarqet e vendit në mbikëqyrje të operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit dhe tregtimit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në bizneset ushqimore, janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare mungesë të përditësimit të sistemit të vetëkontrollit HAÇP etj.
Për këtë arsye, në dy muaj janë vendosur 139 masa administrative me gjobë, me vlerë 33.6 milionë lekë dhe janë paralajmëruar 1113 subjekte. Po ashtu, kur janë konstatuar problematika me produktet e tregtuara, janë marrë masa për bllokimin e tyre, shifër e cila arrin në 17.6 ton si dhe në raste të veçanta janë bërë dhe asgjësimet përkatëse. Nga ana tjetër, është ndërprerë aktiviteti për 10 subjekte për tregtim ushqimi të pasigurtë për konsum dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.
Siguria ushqimore 3 Korrik-3 shtator 2023
Inspektime 18.636
Gjoba në nr 139
Gjoba në vlerë 33.6 mln lekë
Paralajmërime 1113
Bllokime të produkteve 17.6 ton
Ndërprerje aktiviteti 10
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - ALPEX: Duhen të ardhura shtesë për të përmirësuar financat dhe adresuar kërkesat e anëtarëve
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon aplikimin e tarifave shtesë për anëtarët e saj. Kërkesa është depozituar pranë Entit Rregullator të......

13 vjeç për të përdorur inteligjencën artificiale - Raporti i UNESCO rekomandon vendosjen e kufirit të moshës në teknologji
Një raport i ri i UNESCO-s u kërkon qeverive të rregullojnë AI gjeneruese - GenAI në klasa, me një rekomandim për vendosjen e një kufiri moshe në......

Shqiptarët “rrisin” të ardhurat e tyre! - Korriku, rekordi në buxhet nga Tatimi mbi të ardhurat personale
Qytetarët shqiptarë përfitojnë më shumë të ardhura për familjet e tyre. Të paktën sipas treguesve të Ministrisë së Financave, tatimi i paguar nga të ardhurat......

Masat detyruese për kursimin e energjisë - Krijohen shoqëritë e shërbimeve energjetike. Do të përdorin kontrata model me klientët
Teksa reduktimi i konsumit të energjisë është detyrim për abonentët që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, një udhëzim i Ministrisë së......

Popullsia e botës, e ekspozuar ndaj ngrohjes globale - Askush në Tokë nuk i shpëtoi ndikimit të temperaturave të larta
Pothuajse e gjithë popullsia në botë përjetoi temperatura më të larta nga qershori në gusht si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit,......

Tjetër kredi për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim
Qeveria ka miratuar një marrëveshje të re kredie, që do të shkojnë për sektorin energjetik në vend. Projektligji ka kaluar në qeveri, ndërkohë që do të duhet......

iPhone 15 del në shitje më 12 shtator - Ku ndryshon dhe risitë e rëndësishme
Është pothuajse koha për debutimin kryesor të Apple më 12 shtator, ku, sipas traditës, do të prezantohen iPhone-ët e rinj. Sipas të gjitha thashethemeve,......

Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 - Inflacioni i brendshëm, shumë i lartë. Me prirje rritëse në maj e qershor
Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie......