Objektivat ambiciozë të Gjermanisë - Deri në vitin 2030, 15 milionë automjete elektrike në rrugë

Në panairin e këtij viti në Mynih, prodhuesit bënë një përpjekje për të treguar se si duhet të duket e ardhmja e automjeteve elektrike, gjë që është në përputhje me synimin e qeverisë gjermane për të pasur të paktën 15 milionë automjete elektrike me bateri në rrugë deri në vitin 2030.
Në korrik 2023, 20 % më shumë automjete elektrike u regjistruan në Gjermani sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe hulumtimet më të fundit tregojnë se numri i automjeteve të reja të regjistruara me energji ekskluzivisht nga energjia elektrike, të ashtuquajturat BEV (Automjete Elektrike me Bateri), po rritet dukshëm në Gjermani.
Sidoqoftë, nëse shihen statistikat e plota, d.m.th., numri i automjeteve elektrike në vend, atëherë situata më 1 korrik ishte akoma ndryshe: pjesa e automjeteve elektrike në numrin e përgjithshëm të automjeteve të regjistruara në Gjermani është vetëm 2.4% - janë 1.17 milionë automjete elektrike.
Social Demokratët, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë liberalë, planifikojnë gjithashtu të rrisin transportin hekurudhor të mallrave me 25% deri në fund të dekadës.
Sipas propozimeve të Komisionit Europian, vetëm automjetet neutrale ndaj CO2 do të regjistrohen në sektorin e transportit në Europë në vitin 2035.
Përsa i përket infrastrukturës së karikimit, mungesa e së cilës konsiderohet si një nga pengesat kryesore për përdorimin më të gjerë të automjeteve elektrike, do të ruhet objektivi aktual të Gjermanisë për 1 milion pika karikimi deri në vitin 2030 - nga rreth 49 mijë që janë sot.
Megjithatë, qeveria do të varet përfundimisht nga kompanitë private për të financuar ndërtimin.
Dorina Kurtaj / SCAN

Minierat e lëndëve të para nga Hëna dhe asteroidet - NASA po përgatitet të nisë misionin “Psyche” këtë vjeshtë
NASA po përgatitet të nisë misionin “Psyche” këtë vjeshtë, i cili do të eksplorojë asteroidin e pazakontë me të njëjtin emër. Startup - i me bazë në Kaliforni,......

Mbi 600 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Marok - Me magnitudë 6,8. Dëmtohen edhe ndërtesat historike në Marrakech
Një tërmet i fuqishëm goditi Marokun të premten në mbrëmje, duke vrarë qindra njerëz dhe dëmtuar ndërtesa në fshatrat pranë maleve Atlas, deri në qytetin......

Qeveria, zyrtarisht me ministra të rinj - Presidenti i Republikës dekreton ndryshimet në Ekzekutiv
Zyrtarisht qeveria shqiptare ka një përbërje të re, me një numër më të lartë të grave ne detyrat ekzekutive. Pas propozimeve të pak ditëve më parë nga......

Si rezultoi siguria ushqimore në kulmin e verës? - Gjoba masive ndaj bizneseve, mbi 17 ton produkte të bllokuara
Siguria e produkteve që konsumojmë është një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë, duke qenë se ndikon drejtpërsëdrejti në shëndet dhe cilësinë e......

Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - ALPEX: Duhen të ardhura shtesë për të përmirësuar financat dhe adresuar kërkesat e anëtarëve
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon aplikimin e tarifave shtesë për anëtarët e saj. Kërkesa është depozituar pranë Entit Rregullator të......

13 vjeç për të përdorur inteligjencën artificiale - Raporti i UNESCO rekomandon vendosjen e kufirit të moshës në teknologji
Një raport i ri i UNESCO-s u kërkon qeverive të rregullojnë AI gjeneruese - GenAI në klasa, me një rekomandim për vendosjen e një kufiri moshe në......

Shqiptarët “rrisin” të ardhurat e tyre! - Korriku, rekordi në buxhet nga Tatimi mbi të ardhurat personale
Qytetarët shqiptarë përfitojnë më shumë të ardhura për familjet e tyre. Të paktën sipas treguesve të Ministrisë së Financave, tatimi i paguar nga të ardhurat......

Masat detyruese për kursimin e energjisë - Krijohen shoqëritë e shërbimeve energjetike. Do të përdorin kontrata model me klientët
Teksa reduktimi i konsumit të energjisë është detyrim për abonentët që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, një udhëzim i Ministrisë së......