Shqipëria Postuar më 29 Dhjetor 2022, 15:09

Studentët dhe pedagogët drejt emigrimit - Pedagogu Prifti: Alarmante, 1/3 e tyre janë larguar jashtë vendit në 10-vjeçarin e fundit

Nga SCAN TV
Studentët dhe pedagogët drejt emigrimit - Pedagogu Prifti: Alarmante,

1/3 e stafeve akademike shqiptare janë larguar nga Shqipëria në 10 vjeçarin e fundit.

Një studim i Giz Albania tregon se pedagogët në universitete kanë gjetur si zgjidhje largimin për një punë dhe jetë më të mirë.

Pedagogu i fakultetit ekonomik Rezart Prifti thotë se sistemi arsimor universitar  po boshatiset me ritme të shpejta.

Sipas pedagogut asnjë masë nuk është marrë për frenimin e këtij fenomeni jo vetëm tek studentët por edhe tek pedagogët.

Investimet në universitete me politika nxitëse por dhe rritja e nivelit kulturor janë dy aspektet që kjo qeveri sipas pedagogut Prifti duhet të investojë.

Marinela Lina/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat