Shqipëria Postuar më 29 Dhjetor 2022, 15:01

“Bizneset, pagesë për trajnim stafi” - Direktivat e BE: Investoni në teknologjinë e informacionit, jeni shumë pas!

Nga SCAN TV
“Bizneset, pagesë për trajnim stafi” - Direktivat e BE:

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe emigrimi masiv është kthyer në një problem shqetësues për bizneset. Por një ndër difektet kryesore lidhet edhe më vëmendjen që i është dhënë sistemit i arsimit dhe formimit profesional në vend, i cili përgatit profesionistë për tregun.

Deklarata referuese e Bashkimit Europian, për arsiminin profesional, citon se “Sistemi i AFP-së (Arsimi dhe Formimi Profesional) është ende i nënfinancuar në lidhje me pagat e mësuesve dhe nevojat për aftësi, deficitet infrastrukturore, fondet për aktivitetet jashtëshkollore, bursat dhe konviktet, dhe nevojiten zgjidhje inovative për të eksploruar burime shtesë financimi, nëpërmjet eksplorimit të burimeve të ndryshme të financimit dhe jo të buxhetit të shtetit apo ndërhyrjeve të donatorëve”.

Në këtë pikë sugjerohet që  financimi i barabartë i sistemit ka më shumë gjasa të arrihet nëse sektori privat do të ishte i gatshëm të investonte në trajnimin e aftësive. Ndërkohë që vihet theksi se së Shqipëri, kontributi financiar i kompanive private në Arsimin dhe Formimin Profesional nuk trajtohet në mënyrë eksplicite në legjislacionin aktual.

Nga ana tjetër, thuhet se  megjithëse prania e dy përfaqësuesve të biznesit në bordin e shkollës është një kërkesë ligjore, bizneset nuk i afrohen në mënyrë proaktive shkollave profesionale .Kjo për shkak se bashkëpunimi i biznesit në shkollat nuk është historikisht i rrënjosur në Shqipëri dhe, për rrjedhojë, mbetet një fenomen i ri dhe për shumë kompani shqiptare një fenomen i panjohur.

Në sfondin e një ekonomie gjithnjë e më të pasigurt dhe me ndryshim të shpejtë, krijimi i një sistemi që promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës, veçanërisht në drejtim të zhvillimit dhe përditësimit të vazhdueshëm të aftësive dixhitale konsiderohet si gjithnjë e më i rëndësishëm.

Në rekomandime, thuhet se  duke njohur nevojën për përshpejtimin e agjendës dixhitale, të dhënat aktuale për sektorin e TIK-ut në Shqipëri tregojnë për mungesa të aftësive për specialistët e TIK-ut dhe një sektor që ende nuk ka përmbushur potencialin e tij për rritje. Në këtë drejtim, shkollat e AFP-së dhe programet e qendrave të trajnimit duhet të riformohen për të qenë në gjendje të përmbushin nevojat e sektorit privat për aftësitë e TIK-ut, në veçanti duke adresuar nevojat e popullatës që punon.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat