Bota Postuar më 29 Dhjetor 2022, 14:40

Rrufeja në Nebraska zbulon një mineral të ri - Kristali përbëhet prej një materiali ende të panjohur

Nga SCAN TV
Rrufeja në Nebraska zbulon një mineral të ri - Kristali

Një shkarkesë elektrike e ndjekur nga një rrufe, është në origjinën e një materiali të ri të jashtëzakonshëm dhe ende të panjohur deri tani. Lajmi është konfirmuar nga Universiteti i Firenzes, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një ‘pothuajse’ kristal, i zbuluar nga Luca Bindi, pedagog për Mineralogjinë. Zbulimi u bë në bashkëpunim me shkencëtarët e Princeton University, në jug të Floridas dhe është publikuar në revistat  shkencore.

Kampioni i analizuar është formuar, shumë mundësisht – nga shkrirja e rërës dhe materiali i një linje elektrike të rrëzuar nga një shkarkesë e fuqishme rrufeje. Prania e xhamit të strallit sugjeron se temperatura e arritur gjatë këtij procesi ka arritur të paktën deri në 1710 °C.

Materiali është krijuar nga fuqia shkatërruese e një rrugeje në dunat e rërës së Sand Hills në Nebraska, duke krijuar një pothuajse kristal me përbërje të panjohur. Këta të fundit janë materiale në të cilat atomet janë vendosur si një mozaik në modele të regullta por që nuk përsëriten asnjëherë në të njëjtën mënyrë, ndryshe nga ajo që ndodh në kristalet e zakonshme.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat