Vendi 'më i rëndësishëm' i artit që nga Opera House - Hapet për vizitorët kompleksi i galerive prej 230 milionë dollarë!
Në një rezervuar karburanti të kohës së Luftës së Dytë Botërore thellë poshtë Sidneit, aroma e benzinës ende duket sikur ’varet’ në ajër. Dritat pulsuese fshijnë hapësirën shpellore për të zbuluar fragmente të "Fundit të imagjinatës", një instalacion nga artisti argjentinas Adrián Villar Rojas. Pesë forma skulpturore gjarpëruese, të lindura nga një e ardhme e dixhitalizuar e krijimit të Rojas, dalin nga errësira.
Tani i njohur si Tank, ky ish-bunker detar 24,000 metra katrorë është shndërruar në një hapësirë ekspozite si pjesë e një rizhvillimi ambicioz të Galerisë së Arteve të Uellsit të Ri Jugor. I quajtur Projekti Modern i Sydney-t, zgjerimi prej 344 milionë dollarësh australianë (230 milionë dollarë) është përshkruar nga zyrtarët shtetërorë si "zhvillimi kulturor më domethënës" i qytetit që nga hapja e Teatrit të famshëm të Operas pothuajse 50 vjet më parë.
Struktura origjinale e shekullit të 19-të e galerisë tani ndodhet në qendër të një kampusi të muzeut të artit. Një ndërtesë e re e madhe, e cila hapet për publikun të shtunën, pothuajse dyfishon hapësirën e disponueshme të ekspozitës, ndërsa tre pavionet e artit përqafojnë shpatin e kodrës, duke u anuar drejt portit.
Megjithatë, është tanku nën të që shërben si qendra e përvojës. Rojas, artisti i parë i ngarkuar për të mbushur hapësirën, tha se instalacioni i tij synon të rikrijojë frikën që ndjeu duke zbritur në galerinë nëntokësore për herë të parë në vitin 2018, kur Projekti Modern i Sydney ishte ende në ndërtim e sipër.
Rojas e përshkroi ftesën për t'u bashkuar me programin inaugurues të Sydney Modern Project si një "mundësi një herë në jetë që nuk do ta lija të ikte". Ai gjithashtu gëzon pozicionin unik për të shfrytëzuar mosnjohjen e vizitorëve me hapësirën.
Galeria Yiribana, e cila i kushtohet artit aborigjen dhe të ishullit të ngushticës Torres, hapet me mbi 160 vepra. Midis artistëve të përfaqësuar është Iluwanti Ken, vepra epike e panelit bardh e zi të së cilës "Walawuru nungytju kukaku ananyi" (ose "Shqiponjat nënë që shkojnë në gjueti") flet për rolin e saj si matriarke dhe pioniere.
Javën e kaluar, 1500 nxënës shkollash nga i gjithë Uellsi i Ri Jugor u bënë vizitorët e parë të galerive të reja. Mbi 15,000 njerëz të tjerë janë regjistruar për të qenë në mesin e të tjerëve nëpër dyert e Sydney Modern Project.
Edel Strazimiri / SCAN

Ndërtesat e reja që do të formësojnë botën në vitin 2023!
Viti i fundit në arkitekturë do të mbahet mend si një nga të parët, që nga rrokaqiell i parë "i ripërtërirë" në botë që fitoi Ndërtesën Botërore të Vitit tek i......

Traditat e fund vitit në të gjithë botën – Si disa vende festojnë ndryshe nga të tjerët
Në mënyrë të pabesueshme, është përsëri ajo kohë e vitit. Ne nuk do të themi ‘koha më e mrekullueshme’, sepse për shumë këtë vit, realiteti i Krishtlindjeve......

Për çfarë shërben shitja e armëve me vlerë prej 180 milionë dollarë për Tajvanin nga SHBA?!
Administrata e Biden ka miratuar një shitje të mundshme armësh prej 180 milionë dollarësh për Tajvanin në mes të tensioneve të vazhdueshme midis ishullit dhe......

Çmimet europiane të gazit natyror kthehen në nivelet e para luftës në Ukrainë!
Çmimet europiane të gazit natyror ranë këtë javë në nivele të papara që para pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kontratat e së ardhmes muajit të parë të gazit......

Universitetet më të mira të Europës: Ku janë në renditjen botërore?!
Në vitin 2023, 36 nga 100 universitetet më të mira globale do të jenë në Europë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga 28 universitete që nga publikimi i......

“Gra të papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç”- Publikohet procedura e aplikimit dhe përfitimit nga programi i shtetit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave procedura e aplikimit dhe përfitimit nga programi i......

Exxon përpiqet të bllokojë taksën e re të BE-së për kompanitë e naftës!
Exxon Mobil po padit Bashkimin Europian në një përpjekje për të detyruar bllokun të heqë taksën e re të papritur mbi kompanitë e naftës, sipas raporteve të......

Leku vijon të mbetet i fortë ndaj valutave kryesore – Humbje e fortë e Dollarit, Euros, Paundit e Frangës!
Dollari amerikan ka pësuar sërish zbritje të kuotës edhe këtë të enjte teksa është blerë me 105.9 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë sipas kursit të këmbimit......