Shqipëria Postuar më 29 Dhjetor 2022, 10:43

Leku vijon të mbetet i fortë ndaj valutave kryesore – Humbje e fortë e Dollarit, Euros, Paundit e Frangës!

Nga SCAN TV
Leku vijon të mbetet i fortë ndaj valutave kryesore – Humbje e

Dollari amerikan ka pësuar sërish zbritje të kuotës edhe këtë të enjte teksa është blerë me 105.9 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me fillimin e kësaj jave.

Monedha europiane vazhdon edhe sot të qëndrojë nën nivelin e 114 lekëve teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 112.8 lekë dhe është shitur me 113.8 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane vazhdon në kuota negative në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 113.9 lekë dhe shitet me 114.9 lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim duke regjistruar edhe rënie të ndjeshme të vlerës pasi blihet sot me 127 lekë dhe shitet me 129 lekë krahasuar me fillimin e kësaj jave.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat