Interesat e bonove të thesarit shënojnë ulje - Tërhiqen investitorët, Qeveria emeton 16.3 miliardë lekë, por blihen 10 miliardë!

Pas një rritje të pandërprerë që nga vera e këtij viti, për herë të dytë bonot e thesarit me maturim 12 mujor kanë shënuar rënie të normave të interesit. Në ankandin e kësaj jave, bonot 1-vjeçare u shitën me normë mesatare interesi 5.47% rënie e dukshme krahasuar me atë të fundit të nëntorit, kur norma mesatare ishte 5.8%.
Në ankandin e mesit të nëntorit bonot e thesarit shënuan edhe vlerën më të lartë prej 5.83%. Bie në sy edhe se Qeveria nuk ka marrë dot gjithë sasinë e borxhit që ka kërkuar. Shuma e kërkuar ka qenë 16.3 miliardë lekë, afërisht 160 milionë dollarë, nga e cila është pranuar prej investitorëve shumë prej 10 miliardë lekësh apo afërisht 100 milionë dollarësh.
Që nga vera e këtij viti, norma e fitimit që forojnë letrat me vlerë për investirorët është dyfishuar. Kujtojmë që në verën e këtij viti bonot e thesarit me maurim 1 vjeccar shiteshin me normën mesatare të ponderuar 2.84%, ndërkohë që praktikisht yeldet janë rritur me më shumë se dyfish.
Kjo solli ndryshimin e sjelljes për të gjitha aktorët e tregut. Në ankandet e fundit kemi pasur prezencë të fortë të bankave veccanërisht në tregun e bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor, ndërkohë që është ulur prania e individëve. Për t’u sjellë në vëmendje është se Banka e Shqipëria rihapi së fundmi edhe sportelet e bonove të thesarit, ku u mundësohet individëve kryerja e veprimeve me instrumentat e borxhit qeveritar.
Ndërsa bankat u qëndruan më së shumti larg letrave me vlerë për gjithë gjysmën e parë të vitit, ato tashmë kanë ndryshuar tërësisht sjellje duke shtuar me rreth 130 milionë dollarë investimet, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me individët, të cilët kanë ulur praninë në këtë treg. Sjellje ka ndryshuar edhe qeveria, e cila shtoi ndjeshëm huamarrjen gjatë tremujorit të tretë, në një kohë që gjatë dy tremujorëve të mëparshëm nuk arrinte të plotësonte dot shumat e kërkuara.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Si performoi ekonomia në 2022-shin? - Ibrahimaj: Vit i vështirë, çmimet morën “kthesë” në Nëntor
Vitit 2022 pritet të mbyllet me një rritje ekonomike në 3.7 për qind. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në konferencën e fundit për media për 2022-shin,......

“Energjia, progres i moderuar” - Kritikat e Komunitetit të Energjisë: Duhet bërë më tepër për rritjen e konkurrencës
Shqipëria ka arritur progres të moderuar për sa i përket reformave në sektorin e energjisë elektrike dhe tregun e gazit”. Ky është vlerësimi i Komunitetit të......

Bastet online rikthehen në fillim të 2023 - Sa do të fitojë qeveria nga kjo industri?
Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë të diskutohet edhe drafti për rikthimin e basteve online. Kjo inciatovë pritet të finalizohet në tre mujt e parë......

S’kanë fund shtyrjet e bursës së energjisë - Parashikimet e “reja”, Ahmeti: Do nisë operimet në 6-mujorin e parë të vitit që vjen
Bursa e energjisë, jo vetëm që nuk nisi funskionimin këtë vit, por operimet e saj janë shtyrë për në 6 muajt e parë të vitit që vjen. Gjithçka u bë me dije......

10 miliardë euro kundër inflacionit - Spanja prezanton paketën e re të ndihmës financiare
Spanja prezantoi paketën e re të ndihmës financiare prej 10 miliardë eurosh për të lehtësuar pasojat e inflacionit, duke shënuar kështu planin e tretë të madh......

Rriten çmimet e naftës - Optimizëm për normalizimin e kërkesës së Kinës
Çmimet e naftës janë rritur me shpresën për një rekuperim të kërkesës për karburant, në një kohë që Kina vazhdon të lehtësojë kufizimet e saj ndaj Covid 19,......

2022, “viti i zi” i miliarderëve amerikanë - Regjistrohen humbje prej 433 miliardë dollarë
Miliarderët amerikanë të teknologjisë së lartë janë varfëruar gjatë vitit 2022, dhe në total kanë humbur një shifër prej 423 miliard dollarësh. Uashington Post......

Pasiguri për ekonominë Greke në 2023 - Nga zhvillimet globale me krizën energjetike, deri te zgjedhjet e përgjithshme
Ekonomia greke do të vazhdojë të rritet, por me ritme më të ngadalta vitin e ardhshëm. Rritja pritet të arrijë në 1.8%, krahasuar me vetëm 0.3% që vlerësohet......