Europa Postuar më 28 Dhjetor 2022, 14:32

Pasiguri për ekonominë Greke në 2023 - Nga zhvillimet globale me krizën energjetike, deri te zgjedhjet e përgjithshme

Nga SCAN TV
Pasiguri për ekonominë Greke në 2023 - Nga zhvillimet globale me

Ekonomia greke do të vazhdojë të rritet, por me ritme më të ngadalta vitin e ardhshëm. Rritja pritet të arrijë në 1.8%, krahasuar me vetëm 0.3% që vlerësohet për mesataren e Eurozonës dhe shteteve anëtare të BE-së. Pavarësisht kësaj, viti 2023 do të jetë edhe një vit pasigurish, ku më kryesorja është sigurisht kriza energjitike, që shkakton një zinxhir të dhënash të këqija për ekonomitë.

Rreziqet që rrethojnë parashikimet makroekonomike, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë global për vitin 2023, lidhen kryesisht me luftën në Ukrainë, kushtet e furnizimit me gaz natyror të Europës, çmimet e energjisë dhe karburanteve. Zhvillimet më të këqija se sa pritej në frontin e energjisë mund të çojnë së pari në nivele shumë më të larta të inflacionit, por edhe në një nevojë më të madhe për masa mbështetëse ndaj shoqërisë. Kohët e fundit, çmimet ndërkombëtare të gazit natyror dhe naftës janë ngadalësuar për shkak të parashikimeve për një rënie të kërkesës për shkak të kushteve të buta të motit, depozitimit të madh të gazit natyror në Europë dhe objektivave për të reduktuar konsumin e energjisë.

Në vitin 2023, kriza energjetike dhe pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë do të vazhdojnë të ndikojnë në ekonominë greke si nëpërmjet inflacionit dhe pasigurisë, ashtu edhe ngadalësimit të rritjes në Eurozonë. Kostot e energjisë për mallrat dhe shërbimet e përfshira në inflacionin bazë kanë ardhur në rritje muajt e fundit.

Një recesion në Eurozonë mund të ndikojë edhe në ekonominë greke. Sipas parashikimeve të fundit të Komisionit Europian, rritja në Eurozonë do të kufizohet në 0.3% në vitin 2023. Megjithatë, një ndërprerje e plotë dhe e zgjatur e shpërndarjes së gazit nga Rusia do të çojë në çmime më të larta të gazit në Europë për një periudhë më të gjatë kohore.

Shkalla e efektivitetit të vendimeve të politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane për të luftuar presionet inflacioniste në periudhën në vijim do të përcaktojë rritjen globale. Rritja e normave të interesit nga BQE do të vazhdojë siç përmendi edhe Christine Lagarde deri në arritjen e objektivit të inflacionit prej 2%.

Fokusi në zbatimin e përthithjes së burimeve të Fondit të Rimëkëmbjes pritet të rrisë kontributin vjetor në 1.9 pikë përqindje në vitin 2023. Thithja e fondeve parashikohet të jetë shtytësi kryesor i investimeve vitin e ardhshëm, vëllimi i të cilave parashikohet 15.5% më i lartë se në vitin 2022 dhe faktori i rëndësishëm që mbështet qëndrueshmërinë e tregut të punës

Së fundi, siç theksojnë analistët e huaj dhe vendas, këtë vit ka edhe një rrezik politik dhe lidhet me vështirësitë e mundshme të formimit të qeverisë në zgjedhjet e ardhshme. Paqëndrueshmëria politike do të rrisë pasigurinë për drejtimin e politikës ekonomike.

Dorian Koça / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat