Europa Postuar më 28 Dhjetor 2022, 11:03

Spanja heq TVSH-në për ushqimet bazë për të ndihmuar në rritjen e kostos së jetesës!

Nga SCAN TV
Spanja heq TVSH-në për ushqimet bazë për të ndihmuar

Spanja do të heqë tatimin mbi vlerën e shtuar për artikujt ushqimorë bazë për gjashtë muaj, si pjesë e një sërë masash të reja për të ndihmuar njerëzit të përballen me koston në rritje të jetesës.

Kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se TVSH-ja do të ulet nga 4 në 0 % për ushqimet bazë, si buka, djathi dhe perimet, ndërsa do të ulet nga 10 në 5 % për vajin dhe makaronat.

Qeveria miratoi gjithashtu një ndihmë të njëhershme prej 200 euro për familjet me të ardhura prej 27,000 euro ose më pak për të kompensuar rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Paketa e re e ndihmës kundër krizës vlen 10 miliardë euro, duke i çuar shpenzimet e qeverisë për masat e ndihmës në 45 miliardë euro.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt, qeveria spanjolle ka njoftuar paketa të shumta ndihme për të ndihmuar familjet më të varfra të përballen me inflacionin, i cili është rritur në të gjithë Europën.

Por ndërsa inflacioni është ulur në Spanjë, çmimet e ushqimeve kanë mbetur të larta. Qeveria spanjolle duhej të vendoste këtë javë nëse do të zgjaste masat e ndihmës për vitin e ardhshëm.

Sánchez tha se do të zgjasë TVSH-në e reduktuar në çmimet e energjisë elektrike dhe gazit për gjashtë muaj. Ai tha gjithashtu se një ndalim për ndërprerjen e furnizimit me energji për familjet e cenueshme do të mbetet në fuqi gjatë gjithë vitit 2023.

Zbritja prej 50 % në transportin publik urban do të zgjatet për gjysmën e parë të vitit 2023, shtoi ai.

Sánchez njoftoi se ai gjithashtu do të zgjasë një kufi prej 2 % për rritjen e qirave për një vit dhe se dëbimet do të mbeten të pezulluara për gjashtë muajt e ardhshëm.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......