Pse spitalet gjermane mund të përballen me një valë masive falimentimesh?!

"Klinikat tona po përballen me një valë të mundshme falimentimi që do të jetë e pamundur të ndalet”, thotë presidenti i Shoqatës Gjermane të Spitaleve (DKG), Gerald Gass, në një intervistë për Rrjetin editorial gjerman (RND). Ai beson se në shumë rajone kjo valë falimentimi do të çojë në një "rënie të ndjeshme" të nivelit të kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Gass i referohet sondazhit të rregullt vjetor të kryer nga DKG me drejtorët e klinikave gjermane, sipas të cilit 59 për qind e spitaleve në Gjermani presin që këtë vit (vitin 2022) ta mbyllin me humbje. Vitin e kaluar, kjo përqindje ishte dukshëm më e ulët me 43 për qind. Rrjedhimisht, përqindja e spitaleve që presin një bilanc pozitiv financiar në fund të vitit u ul nga 44 në 20 për qind brenda një viti. Vetëm 17 për qind e drejtuesve të klinikave të anketuara vlerësojnë se gjendja do të përmirësohet vitin e ardhshëm.
Gass vlerëson se fondet financiare të spitaleve, për të cilat qeveria gjermane njoftoi se do të ndihmojë në tejkalimin e kostove të rritura të energjisë, janë "të dobishme, por jo të mjaftueshme". "Kjo ndihmë nuk mund të zbusë problemet strukturore me të cilat përballen klinikat gjermane për shkak të inflacionit, që ka rezultuar me rritje të çmimeve në të gjitha fushat. Pandemia e koronës ka treguar se është e nevojshme të kemi një sektor të fortë klinik dhe ka dëshmuar nevojën e mbulimit territorial të kujdesit mjekësor. "Ne nuk mund t'i lejojmë vetes të kemi mbyllje të klinikave," tha Gass.
Kokëçarje të tjera u shkakton drejtuesve të klinikave gjermane edhe mungesa kronike e stafit, veçanërisht në fushën e kujdesit mjekësor. Në sondazhin e DKG, 90 për qind e spitaleve raportojnë se nuk janë në gjendje të plotësojnë pozicionet vakante. Aktualisht spitaleve gjermane u mungojnë 20.600 punëtorë në të gjithë sektorët. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kush e ka rrogën më të lartë se kancelari gjerman?!
Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtues kompanish private dhe institucionesh shtetërore. Këtë e tregon lista e Ministrisë së Financave, e......

Rusia ndalon plotësisht shitjet e naftës në vendet që përdorin kufi çmimi – Në listë BE-ja, G7 dhe Australia
Nga 1 shkurti, Rusia do të ndalojë plotësisht shitjen e naftës për vendet që kanë vendosur një kufi çmimi për eksportet e saj. Kufiri prej 60 dollarësh (56......

Nafta, në rënie të lehtë - Rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë mund të dëmtojë kërkesën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është importuesja më e madhe e naftës......

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Lehtësimi i masave kundër Covid-19 në Kinë, presion mbi dollarin
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët kanë preferuar asetet me risk, pasi qeveria kineze ka lehtësuar më tej......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët përgatiten për një recesion në vitin 2023
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po tregohet të kujdesshëm për shkak të festave të......

KESH siguron 25 milionë euro nga shitja e energjisë - Bilanci 1-mujor nga transaksionet, shirat sollën përmirësimin e situatës hidrike
Përgjatë 1 muaji Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar një sërë procedurash për shitjen e energjisë elektrike, si pasojë e përmirësimit të......

Kina po humbet vendin si qendra e zinxhirëve të furnizimit në botë - 5 vendet që mund ta zëvendësojnë!
Kina ka qenë fabrika e botës për 4 dekadat e fundit por pandemia shkaktoi një rillogaritje të këtij statusi. Kina, fuqia prodhuese globale, zgjati më shumë se......

Pagesat për prodhuesit e energjisë - Enti Rregullator vendos çmimin, qeveria do i paguajë 8.5652 lekë/kWh
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur çmimin me të cilin qeveria do të blejë energjinë e prodhuar nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike......