Bota Postuar më 28 Dhjetor 2022, 10:15

Rusia ndalon plotësisht shitjet e naftës në vendet që përdorin kufi çmimi – Në listë BE-ja, G7 dhe Australia

Nga SCAN TV
Rusia ndalon plotësisht shitjet e naftës në vendet që

Nga 1 shkurti, Rusia do të ndalojë plotësisht shitjen e naftës për vendet që kanë vendosur një kufi çmimi për eksportet e saj.

Kufiri prej 60 dollarësh (56 euro) u ra dakord në fillim të dhjetorit nga BE, grupi i kombeve G7 dhe Australia.

Më 27 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që thoshte: "Dorëzimi i naftës dhe produkteve të naftës ruse personave të huaj juridikë dhe individëve të tjerë është i ndaluar" nëse ato vende përdorin çmimin tavan.

Në dekret saktësohet se kjo masë është planifikuar për një periudhë pesë mujore, “deri më 1 korrik 2023”.

Vetëm "një vendim i veçantë" nga vetë Vladimir Putin mund të lejojë dërgimin e naftës ruse në një ose më shumë vende që kanë zbatuar çmimin tavan gjatë javëve të fundit, tregon dekreti.

Në fillim të dhjetorit, 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet e G7 dhe Australia arritën një marrëveshje, pas muajsh negociatash, për një kufi mbi çmimin e naftës ruse për eksport.

Në fakt, vetëm nafta e shitur nga Rusia me një çmim të barabartë ose më të vogël se 60 dollarë mund të vazhdojë të dorëzohet. Përtej këtij tavani, është e ndaluar që kompanitë të ofrojnë shërbime që lejojnë transportin e saj detar.

Objektivi i një mase të tillë është të privojë Moskën nga të ardhura të konsiderueshme për të financuar ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.

Megjithatë, çmimi i një fuçi nafte ruse aktualisht luhatet rreth 65 dollarë, mezi më shumë se tavani fiks, duke treguar një ndikim të kufizuar afatshkurtër të kësaj mase, sipas shumë vëzhguesve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte shprehur keqardhje për "një pozicion të dobët" të aleatëve të tij perëndimorë në kohën e krijimit të tij.

Nga ana e tyre, liderët rusë kishin deklaruar në disa raste "të mos e pranojnë" këtë mekanizëm i cili "nuk do të ketë ndikim" në rrjedhën e ofensivës ruse kundër fqinjit ukrainas.

Më 9 dhjetor, Vladimir Putin e kishte kërcënuar Perëndimin se do të “zvogëlonte prodhimin” e naftës ruse “nëse është e nevojshme”, më pas duke kritikuar një “vendim budalla”.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës dhe ishte, në vitin 2021, furnizuesi i dytë më i kërkuar për vendet e Bashkimit Evropian. Sipas liderëve evropianë, 90 për qind e eksporteve ruse të naftës në BE do të ndalet tashmë deri në fund të vitit 2022 në shenjë proteste kundër ofensivës ruse në Ukrainë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat