Si do të jetë avioni i së ardhmes Airbus A35- 900: Sedilje inteligjente, biokarburant dhe sensorë!

Një e çarë në kabinën e pilotit që duket si një defekt. Por në fakt është një krahasim real mes konfigurimit të brendshëm të ri dhe të vjetër. Pasagjerët tashmë mund të kenë në dispozicion 10 centimetra më shumë dhe në një hapësirë të kufizuar si ajo e një avioni, cdo centimetër ka rëndësi.
Ky është vetëm një nga detajet në bordin e Airbus A350-900 — i gjeneratës së fundit me korridor të dyfishtë dhe i përdorur për lidhjet ndërkontinentale.
Ky mund të konsiderohet një fluturim special për tre arsye. E para: nuk është një lidhje linje. E dyta: kryhet me një avion që mund të konsiderohet si një laborator flutures. E treta: është udhëtimi më efikas nga këndvështrimi i impaktit në ambient me itenerar dhe kushte të njëjta fluturimi si avionët e tjerë. Në serbator 30% e karburantit redukton emetimet e dioksidit të karbonit pasi është në mbështetje të klimës.
Por jo vetëm kjo, për të arritur pistën e ngritjes, më pas ndodh koordinimi me kontrollorë të ndryshëm të trafikut ajror për të pasur një ngritje dhe një ulje progresive për të përdorur sa më pak motorët.
Për të reduktuar distancën është përsosur itenerari duke u bërë më i drejtë. Avioni i pagëzuar si «Airspace explorer» nga Airbus, është i mbushur me sensorë të cilët transmetojnë informacionë për mjete të ndryshme komunikimi dhe ka në brendësi të gjitha funksionet e mundshme. Dhe shumë prej tyre brenda një kohe të shkurtër do të gjenden dhe në avionët e linjës. Në ekranet e sediljeve mund të shfaqen pamje të peisazheve të destinacioneve përkatëse, apo filmime qetësuese. Por dhe mesazhe mirëseardhjeje dhe sigurie për pasagjerët.
Sediljet e reja të testuara dhe në tokë dhe në ajër, janë menduar për të reduktuar sa më shumë peshën në mënyrë që të konsumohet sa më pak karburant. Cdo sedilje ka sensorë të cilët ndihmojnë kompanitë ahrore q ëtë studiojnë sjelljet e pasagjerëve. Kjo për të kuptuar se cfarë bëjnë klientët kur udhëtojnë, cfarë filmash shikojnë, sa herë kërkojnë ushqime dhe pije nga stjuarderat, por dhe sa herë ngrihen nga sedilja për të shmpirë këmbët apo oër të shkuar në tualet.
Për sa i përket ushqimit duhet kuptuar se sa konsumohet dhe sa mbetet i paprekur në mënyrë q ëtë organizohet më mirë kjo pjesë edhe duke kursyer. Dyshemeja prezanton një tapet ekologjik i përbërë nga fije najloni të rigjeneruara 100% që mund të riciklohet kur të jetë koha e duhur.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Italianët boshatisin ‘kursimet'. U duhen për të paguar faturat - 50 miliardë euro janë shpenzuar brenda muajve gusht – tetor
Faturat e energjisë elektrike dhe inflacioni peshojnë së shumti në kursimet e italianëve. Kursimet e qytetarëve, pas pothuajse tre vitesh rritje të......

Japonia i kërkon Apple 92 milion euro dëmshpërblim - Kompania llogariti gabim përjashtimin nga taksat
Autoritetet japoneze kanë kërkuar nga Apple një dëmshpërblim prej afërsisht 92 milionë euro, pasi kompania dyshohet se ka llogaritur gabim përjashtimin nga......

Si ATP i la pronarët pa asnjë lek në 2022 - Agjencia e Trajtimit të Pronave “uli qepenin”, pa ligj e me drejtuesit në ndjekje penale
Megjithëse kishte në dispozicionin rreth 40 milionë dollarë, Agjencia e Trajtimit të Pronave, nuk ka shpërndarë asnjë lek për pronarët gjatë këtij viti. Shkak......

Kush e kontrollon tregun e ‘panettone-s’ - Biznesi rekord i ëmbëlsirës milaneze tashmë është global
Kush e ka në pronësi panettone-n? Neë York Times që i ka dedikuar një artikull të gjatë ëmbëlsirës së Krishtlindjes me origjinë milaneze, prej 20 vitesh hsumë......

Treg i ri në Arabinë Saudite, por sa mish prodhon Shqipëria? - Analiza e shifrave/ Çfarë ka ndodhur me mbarështimin e bagëtive?!
Sektori i blegtorisë është në ditët më të vështira të tij për shkak se numri i bagëtive të mbarështuara ka një rënie të ndjeshme nga vitit në vit. Referuar......

Pse në Shqipëri po ndodh kriza e mbiprodhimit të vajit të ullirit? - Ministrja e Bujqësisë: Janë mbjellë pa planifikim. Duhet treg!
Fermerët shqiptarë po përballen me një mbiprodhim të vajit të ullirit duke mos pasur ku ta shesin atë. Por cilat janë arsyet? Sipas ministres së bujqësisë,......

Shqipëria ‘thjeshton’ tregtinë e armëve për popullatën - Ministria e Brendshme: Ka vakum ligjor për shitjen e armëve të vogla me përsëritje
Këshilli i Ministrave ka hedhur për konsultim publik një projektligj i cili rregullon një vakuum ligjor sa i përket licendimit të subjekteve për tregtimin e......

Tuneli i Llogarasë, në 500 metrat e fundit - Punimet për hapjen pritet të mbyllen brenda 2 muajve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë, që konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin......