Treg i ri në Arabinë Saudite, por sa mish prodhon Shqipëria? - Analiza e shifrave/ Çfarë ka ndodhur me mbarështimin e bagëtive?!

Sektori i blegtorisë është në ditët më të vështira të tij për shkak se numri i bagëtive të mbarështuara ka një rënie të ndjeshme nga vitit në vit. Referuar shifrave zyrtare të INSTAT, për vitin 2021, numri i gjedhëve dhe të imtave ka pësuar rënie të ndjeshme nga një vit më parë, çka është tregues i qartë i shpopullimit të fshtarave dhe efektit jo të duhur të politikave shtetërore.
Konkretisht në të gjitha vendin mbarështohen rreth 337 mijë krerë gjedhë, 1.4 milionë krerë dele dhe 775 mijë krerë dhi. Referuar këtyre të dhënave, në vend prodhohet mesatarisht 148 milionë kg mish, çka i përgjigjet vetëm 77.3 për qind të nevojës për konsum, ndërsa pjesa tjetër prej 22.7 për qind mbulohet nga mishi i importit, Italia, SHBA, Greqia Brazili, etj. Nga ana tjetër, shifra e eksporteve është e pandjeshme, pasi ato janë të hapura kryesisht me rajonin.
Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije hapjen e tregut të eksporteve me Arabinë Saudite, ku në fakt është punuar dy vjet për tu licensuar vetëm një subjekt për këtë qëllim dhe ngarkesa e parë ishte 43 krerë qingja, një ngarkëse kjo simbolike që nuk ka asnjë vlerë të shtuar në tregun e eksporteve të mishit.
Por edhe nëse në tërësi është një lajm i mirë hapja me një treg të ri, kapacitetet e blegtorisë shqiptare për të eksportuar janë shumë të ulëta, duke marë parasysh trendin rënës të mbarështimit, mospërballimin e konsumit vendas por edhe emigrimin e fuqisë punëtore.
Në këtë pikë, lajm të mirë do të përbënte zgjerimi i fermave, rritja e potencialit eksportues, plotësimi i kritereve të sigurisë, çka automatikisht do të hapnin dyert e shumë shteteve për blegtorët shqiptarë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Pse në Shqipëri po ndodh kriza e mbiprodhimit të vajit të ullirit? - Ministrja e Bujqësisë: Janë mbjellë pa planifikim. Duhet treg!
Fermerët shqiptarë po përballen me një mbiprodhim të vajit të ullirit duke mos pasur ku ta shesin atë. Por cilat janë arsyet? Sipas ministres së bujqësisë,......

Shqipëria ‘thjeshton’ tregtinë e armëve për popullatën - Ministria e Brendshme: Ka vakum ligjor për shitjen e armëve të vogla me përsëritje
Këshilli i Ministrave ka hedhur për konsultim publik një projektligj i cili rregullon një vakuum ligjor sa i përket licendimit të subjekteve për tregtimin e......

Tuneli i Llogarasë, në 500 metrat e fundit - Punimet për hapjen pritet të mbyllen brenda 2 muajve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë, që konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin......

Turqia zbulon 58 miliard metra kub gaz natyror - Zbulimi i bërë në Detin e Zi vlen 1 trilion dollarë
58 miliardë metra kub gazi natyror. Është kjo rezerva më e re e zbuluar nga Turqia në Detin e Zi. Sipas presidentit turk Erdoan, i cili konfirmoi lajmin, sasia......

7 makinat elektrike më interesante që do dalin në treg vitin e ardhshëm!
Tonelata modelesh të makinave të reja elektrike kanë shpërthyer në skenë vitet e fundit dhe 2023 nuk do të jetë ndryshe. Startup-et e reja dhe gjigantët e......

Sulmet kibernetike të IA janë një "kërcënim kritik" – Ja si po i kundërvihet NATO!
Inteligjenca artificiale (IA) po luan një rol masiv në sulmet kibernetike dhe po dëshmohet si një "shpatë me dy tehe" dhe një "sfidë e madhe", sipas......

Cilat qytete evropiane janë ndër 10 më të mirat për të jetuar në botë?
Nëse po mendoni të zhvendoseni në një qytet të ri për vitin e ri, Evropa ofron disa opsione tërheqëse. Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Vjena zuri......

Fjalët e Vitit që përcaktojnë 12 muajt e fundit!
Cilat fjalë kanë përcaktuar 12 muajt e fundit? Zgjedhjet e vitit të kaluar për 'Fjala e Vitit' (WOTY) kishin të bënin me botën pas Covid-19, me 'vaksinën' e......