Shqipëria Postuar më 27 Dhjetor 2022, 15:08

Shqipëria ‘thjeshton’ tregtinë e armëve për popullatën - Ministria e Brendshme: Ka vakum ligjor për shitjen e armëve të vogla me përsëritje

Nga SCAN TV
Shqipëria ‘thjeshton’ tregtinë e armëve për

Këshilli i Ministrave ka hedhur për konsultim publik një projektligj i cili rregullon një vakuum ligjor sa i përket licendimit të subjekteve për tregtimin e armëve në vend. Sipas Ministrisë së Brendëshme, Qëllimi i këtij projektligji është plotësimi i vakumit ligjor, të krijuar në vijim të miratimit të ligjit nr. 152/2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 74/2014, “Për armët”, lidhur me përcaktimin e autoritetit përgjegjës për lëshimin e licencës për tregtimin e armëve të kategorisë “B”, pjesëve kryesore të tyre dhe municioneve.

Sipas Ligjit të vitit 2020 në këtë kategori armë zjarri të shkurtra me përsëritje (B1); dhe armët e zjarrit të gjata gjysmautomatike me krehër dhe fole, që mund të mbajnë së bashku më shumë se 3 fishekë në rastin e armëve të zjarrit me ndezje anësore dhe më shumë se tre, por më pak se dymbëdhjetë fishekë, në rastin e armëve të zjarrit me ndezje qendrore.

Në ligjin e mëparshëm licenca për këto kategori armësh jepej nga Policia e Shtetit, por me rikategorizimin e armëve ligji itransferon përgjegjësinë e veprimtarive të lejuara me armët e kategorisë “A” dhe “B” (import/eksport, ndërmjetësimi, transitimi, prodhimi dhe demilitarizimi) Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturës së saj përgjegjëse, duke i lënë në përgjegjësi Policisë së Shtetit importin dhe tregtimin e armëve të kategorisë “C” për armët e gjashur dhe “D”, ku përfshihen sportive.

“Miratimi i këtij projektligji do të sjellë rritjen e efektivitetit të procesit dhe përmbushjen e qëllimit të ligjit nëpërmjet realizimit të një procesi kontrolli dhe vlerësimi të bazuar tërësisht në ligj, duke plotësuar vakumet ligjore, me qëllim shmangien e keqinterpretimeve të ligjit në zbatimin praktik të tij”, theksohet në relacionin shoqërues të projektligjit.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...