Nafta Brent ngjitet pranë 84 USD - Stuhia e dëborës në SHBA mund të ketë dëmtuar prodhimin dhe logjistikën

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se stuhia e dëborës në Shtetet e Bashkuara ka dëmtuar logjistikën dhe prodhimin e naftës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi.
Të premten e javës së kaluar, nafta Brent u rrit me rreth 3.6%, ndërsa nafta Bruto u rrit me rreth 2.7%. Ky është sesioni i parë për tregjet për këtë javë, pasi e hëna ishte pushim me rastin e Krishtlindjes. Një stuhi vdekjeprurëse paralizoi Buffalon, në Nju Jork, në Ditën e Krishtlindjeve, duke bllokuar shoferët dhe punonjësit e shpëtimit brenda automjeteve të tyre. Gjithashtu, u anuluan rreth 2,700 udhëtime ajrore vetëm shtunë.
Gjithashtu, çmimet kanë gjetur një mbështetje edhe nga paralajmërimi i Rusisë për të ulur prodhimin, në shenjë hakmarrje ndaj vendimit të G7-ës për të vendosur tavan mbi çmimet. Sipas zëvëndëskryeministrit rus, Alexander Novak, prodhimi i naftës mund të reduktohet mes 5% dhe 7%, në fillim të vitit 2023, në përgjigje të tavanit të çmimeve.
SCAN
Sondazh

Dollari e nis javën në rënie - Heqja e karantinës në Kinë rrit oreksin për asete me risk
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë drejtuar te asetet me risk, për shkak se qeveria kineze deklaroi se......

Europa e nis në rritje javën e fundit të vitit - Tregtia karakterizohet nga një volum i ulët për shkak të festave
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e parë të kësaj jave, pasi mbizotëron ndjenja pozitive për ditët e fundit të vitit 2022.......

Pse Japonia po rrit shpenzimet e mbrojtjes?!
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzimeve të mbrojtjes të Japonisë dhe ndryshimet e rëndësishme në politikat e saj të mëparshme të sigurisë.......

Paundi britanik në ‘rënie të lirë’ – Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!
Paundi britanik ka regjistruar sërish zbritje të kuotës pasi vijon edhe këtë të martë të dobësohet duke u blerë me 128.2 lekë dhe duke u shitur me 129.7 lekë......

Restorantet dhe hotelet në Europë, ku renditet Shqipëria? - Eurostat liston vendin tonë dhe Turqinë në listën e vendeve me çmimet më të ulëta
Pavarësisht se çmimet për festat e fundvitit në vendin tonë rriten më shumë se periudha normale, përsëri Shqipëria për restorantet dhe hotelet mbetet opsioni i......

38 viktima në SHBA për shkak të motit - Mbi 500 mijë banesa pa energji elektrike
Në Shtetet e Bahskuara të Amerikës ka shkuar të paktën në 38 numri i viktimave për shkak të motit të keq. Stuhia dimërore e shkaktuar nga një ciklon bombë, ka......

Serbët ndihen festivë dhe gati për të shpenzuar - Pavarësisht krizës aktuale shumica e tyre nuk do të kursejnë
Dikur kishte drita që nga muaji tetor, por këtë vit Beogradi vendosi ndriçimet e Krishtlindjeve në mes të dhjetorit dhe do të qëndrojnë të ndezura për vetëm......

Qipro më e shtrenjtë se Greqia - Vakti festiv kushtoi më shumë
Blerësit në Qipro paguan këtë vit deri në 255 euro për ushqimin për darkën e Krishtlindjeve për gjashtë persona, sipas një sondazhi, me koston mesatare 119......