Bota Postuar më 27 Dhjetor 2022, 09:46

Europa e nis në rritje javën e fundit të vitit - Tregtia karakterizohet nga një volum i ulët për shkak të festave

Nga SCAN TV
Europa e nis në rritje javën e fundit të vitit - Tregtia

Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e parë të kësaj jave, pasi mbizotëron ndjenja pozitive për ditët e fundit të vitit 2022. Megjithatë, volumi i shkëmbimeve tregtare është i ulët për shkak të festave të fundvitit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa bursa e Londrës do të qëndrojë e mbyllur edhe sot, për shkak të një feste kombëtare.

Edhe shumica e tregjeve aziatike u mbyllën në rritje, pas njoftimit të qeverisë kineze se duke filluar nga 8 janari do të heqë karantinën për udhëtarët e huaj. Kjo do të thotë se, gradualisht autoritetet në Kinë po kargohen nga politika “zero Covid”. Njëkohësisht, edhe kontratat “futures” në Wall Street sugjerojnë një hapje në territor pozitiv.

Investitorët po presin me interes të shohin nëse Wall Street do të përjetojë rritjen e fundvitit, që ndryshe njihet edhe si “Rritja e Santa Claus”, që zakonisht përfshin pesë sesionet e fundit të vitit. Edhe Wall Street ishte pushim të hënën me rastin e Krishtlindjes dhe ky është sesioni i parë për këtë javë.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 27 Dhjetor

Pse Japonia po rrit shpenzimet e mbrojtjes?!

Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzimeve të mbrojtjes të Japonisë dhe ndryshimet e rëndësishme në politikat e saj të mëparshme të sigurisë.......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat