Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2022, 13:47

Restorantet dhe hotelet në Europë, ku renditet Shqipëria? - Eurostat liston vendin tonë dhe Turqinë në listën e vendeve me çmimet më të ulëta

Nga SCAN TV
Restorantet dhe hotelet në Europë, ku renditet Shqipëria? -

Pavarësisht se çmimet për festat e fundvitit në vendin tonë rriten më shumë se periudha normale, përsëri Shqipëria për restorantet dhe hotelet mbetet opsioni i tretë më i lirë në Europë për të kaluar një darkë festive të ndërrimit të viteve.

Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve të restoranteve dhe hoteleve me bazë krahasimi mesataren e Bashkimit Europian (100).

Shqipëria renditet jo vetëm ndër vendet më të lira në Europë por dhe në rajon me 46.2 të mesatares europiane. Në të njëjtën vlerë me Shqipërinë ndodhet dhe Maqedonia e Veriut. Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 sipas Eurostat në Shqipëri ishin 185 euro.

Çmimet e restoranteve dhe hoteleve në vendet e rajonit kushtojnë afërsisht sa gjysma e mesatares europiane. Më të shtrenjtat janë Mali i Zi, me rreth 57% të mesatares Europiane dhe Serbia dhe Bosnje Hercegovina me 55%.

Më e lira në Europë është Turqia. Akomodimi dhe ushqimi në Turqi varion në 42% të mesatares europiane. Ndërsa më e shtrenjta paraqitet Zvicra ku hotelet dhe restorantet kushtojnë sa 168% e mesatares europiane. Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 në Bashkimin Europian ishin 1067 euro, ndërsa në Zvicër i kalojnë 2,200 euro. Në Itali, Angli, apo në Gjermani, çmimet e hoteleve e restoranteve luhaten rreth mesatares së Bashkimit Europian.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat