Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2022, 13:26

Mishi shqiptar nis eksportin drejt Arabisë Saudite - Krifca: Tregje të reja për eksportet e produkteve “Made in Albania”.

Nga SCAN TV
Mishi shqiptar nis eksportin drejt Arabisë Saudite - Krifca: Tregje të

Shqipëria ka nisur eksportin e mishit drejt Arabisë Saudite. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, duke vlerësuar si mnjë ngjarje të rëndësishme për eksportet e produkteve blegtorale “Made in Albania.  Ministrja informoi se, nga thertorja Gramsh është kryer me sukses eksporti i parë i mishit të qingjit për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar .

Ministrja theksoi se me këtë hap, blegtoria shqiptare do të shënojë një hov të ri progresi.  Princi i Arabise Saudite me porosi të Kryeministrit Rama ,dërgoi një ekip ekspertësh të sigurisë ushqimore për hapjen e eksporteve blegtorale me Arabine Saudite per mishin "Hallall" të qingjave. Grupi i eksperteve, kontrolluan disa subjekte, thertore dhe fabrika përpunimit të mishit dhe përgjigja për plotësimin e kushteve erdhi "pozitive", dhe një kompani shqiptare, kërkoi licesimin e një thertore " Hallall" në Gramsh.

Drejtoria Rajonale e Veterinarisë Elbasan, ndoqi procesin e licensimit, bashkë me autoritete e Arabisë Saudite, pas inspektimit " on line" , dhe pas një procesi 1 vjeçar të ndjekjes së thertores nga kompania e certifikimit ndërkombëtare " Hallall"  nga shteti i Greqisë. Në fund të këtij vti thertorja në  Gramsh  u certifikua për therjet "HALLALL" dhe subjekti “Bio Commerc Internacional” realizoi me sukses procesin e blerjes së qingjave  në fermë të shëndetshme, të kontrolluar nga sherbimi veterinar,  trasportoi sipas kushteve për në thertore 43  krerë qingja .

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat