Pagat në Britani në nivelin më të ulët në 2023 - Thyhet rekordi negativ i vendosur në vitin 2006

Britanikët që shpresojnë për një rritje të pagave për vitin 2023, për të kompensuar rritjen e kostove të ushqimit dhe energjisë do të zhgënjehen.
Paga mesatare e punonjësve britanikë në vitin 2023 pritet të ulet përsëri në nivelet e vitit 2006 përballë inflacionit të lartë. Pagat reale, të cilat ndikojnë në inflacion, kanë rënë deri në 3% në 2022 dhe pritet të ulen 2% të tjera në 2023-shin, sipas një raporti mbi ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar të publikuar nga CNN.
Raporti konfirmon se pagat kanë ngecur në Britani edhe pse inflacioni është dyshifror, duke shkaktuar krizën më të keqe të kostos së jetesës në dekada. Kjo ka çuar në greva në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë hekurudhat, shkollat, infermierët, spitalet dhe shërbimin postar.
Të premten, oficerët e pasaportave filluan tetë ditë grevë, duke shkaktuar kaos në disa nga aeroportet më të ngarkuara të Mbretërisë së Bashkuar gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, duke përfshirë Heathroë dhe Gatëick në Londër. Qeveria tha në një deklaratë se ushtria do të mbështeste Forcën Kufitare, por paralajmëroi udhëtarët që të prisnin vonesa dhe anulime të fluturimeve.
Por megjithatë raporti i publikuar linte vend për shpresë. Pavarësisht goditjes së pagave, më shumë se 300 mijë punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar mund të ribashkohen në tregun e punës në vitin 2023, duke reduktuar pasivitetin ekonomik dhe duke lehtësuar mungesat e stafit në sektorë shumë të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, rritja e imigracionit në MB mund të kontribuojë drejtpërdrejt me 19 miliardë paund në ekonomi, duke nxitur rritjen e PBB-së me 1% “edhe pse e gjithë ekonomia tkurret”.
Edhe me emigracionin rekord, Mbretëria e Bashkuar ka mbetur prapa kombeve të zhvilluara në rimëkëmbjen e saj të punësimit pas Covid. Vendet e lira të punës arritën një rekord prej 1.3 milionë në fillim të vitit, duke rënë në më se 1.2 milionë në nëntor. Mungesa e punëtorëve ka qenë veçanërisht e mprehtë në industrinë e hotelerisë, shitjes me pakicë dhe bujqësisë.
Hulumtimi nga Komiteti i Çështjeve Ekonomike të Dhomës së Lordëve i publikuar këtë javë arriti në përfundimin se pensioni i parakohshëm ka qenë shtytësi më i madh i shtrëngimit të fuqisë punëtore në Mbretërinë e Bashkuar. Rritja e sëmundjes afatgjatë, emigracioni më i ulët në BE pas Brexit dhe një popullsi e vjetër në Mbretërinë e Bashkuar kanë luajtur gjithashtu një rol.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Aksidentet. 20% janë zgjidhur me mirëkuptim mes shoferëve - AMF: rreth 7 milionë Usd dëme janë shlyer përmes marrëveshjeve mes drejtuesve të mjeteve
20% e dëmeve të shkaktuara nga akdidentet me makinë gjatë vitit 2022 janë zgjidhur me marrëveshje mes drejtuesve pa ju drejtuar ekspertëve të rendit. E dhëna......

Bota është në një ‘polikrizë’ dhe këto vende duan ta shuajnë atë duke parë përtej PBB-së!
Për një rrjet të vogël, por në rritje vendesh, metrika e shëndetit ekonomik në botë nuk është më e përshtatshme për qëllimin. Kryesisht nga gratë, Finlanda,......

Udhëtimi jashtë vendit është gati "për një rikthim të madh" në vitin 2023!
Amerikanët janë gati të udhëtojnë jashtë shtetit masivisht në vitin 2023. Dollari amerikan mbetet gjithashtu relativisht i fortë kundrejt monedhave si euro,......

Si të kurseni 200 dollarë në muaj në 2023 falë një lëvizjeje të shpejtë dhe të lehtë të parave çdo dhjetor?!
Reporteri ekonomik i CNBC, Mike Winters, ndan këshillat e tija për të kursyer para në fund të vitit në mënyrë të zgjuar dhe të shpejtë. Një nga traditat e tij......

Ndalimi i mishit, rritja e çmimit të arit dhe ‘jo-Brexit’? Parashikimet 'e egra' të një banke për vitin 2023!
“Parashikimet skandaloze” të Saxo Bank për vitin 2023 përfshijnë një ndalim të prodhimit të mishit, rritjen e çmimeve të arit dhe votën e Britanisë për......

Ky startup i teknologjisë sportive humbi miliona 10 vjet më parë tani ka një vlerë prej 8 miliardë dollarë!
Humbja e miliona dollarëve kur ata ishin 24 vjeç ishte një moment përcaktues për sipërmarrësit Harsh Jain dhe Bhavit Sheth. Por dyshja nga India gjithashtu di......

Ngushtohet furnizimi global me nafte – Rusia paralajmëron ulje prodhimi deri në 7% në fillim të 2023
Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate (WTI), një pikë referimi kryesore për çmimet e naftës, përfundoi rritjen e javës së kaluar me 5.46%. Si......

Kuvendi i parë i bujqësisë në Dibër - Krifca: Vëmendje e shtuar për aplikimet për ipard 3. Balluku: do të zgjidhim çështjen e pronësisë
Për problematikat e qytetarëve për refuzimin e aplikimeve për fondet IPARD II dhe III qeveria ka mbledhur këtë fundjavë në Dibër, Kuvendin e parë të......