Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2022, 13:16

Aksidentet. 20% janë zgjidhur me mirëkuptim mes shoferëve - AMF: rreth 7 milionë Usd dëme janë shlyer përmes marrëveshjeve mes drejtuesve të mjeteve

Nga SCAN TV
Aksidentet. 20% janë zgjidhur me mirëkuptim mes shoferëve - AMF:

20% e dëmeve të shkaktuara nga akdidentet me makinë gjatë vitit 2022 janë zgjidhur me marrëveshje mes drejtuesve pa ju drejtuar ekspertëve të rendit. E dhëna vjen përmes Autoritetit të Mbikqyrjes Financare, i cili bën me dije se në këto raste është aplikuar nga drejtuesit e mjeteve ajo që në gjuhën teknike të sigurimeve njihet si Raporti Evropian i Aksidenteve. Bëhet fjalë për një formulë që aplikohet në aksidentet e vogla me mjete, ku vlera e dëmit nuk shkon mbi 30 mijë lekë. Formula u jep mundësinë palëve të përfshira të merren vesh për shkaktarin e dëmit dhe nënshkrimin e një formulari ku personi fajton merr përsipër edhe shlyerjen e dëmit, i cili paguhet nga kompania ku ai është siguruar. Në këtë formë janë paguar nga kompanitë një total dëmshpërblimesh prej rreth 7 milionë dollarësh, që përbëjnë edhe rreth 20% të totalit.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes |Financiare, dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-tetor 2022 kapën vlerën 3,6 miliardë lekë, afërisht 36 milionë dollarë duke pësuar një rritje me rreth 9.92% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2022 arritën rreth 10,6 miliardë lekë, afërisht 100 milioonë dollarë, ose 10.61% më shumë se në periudhën janar-tetor 2021.

Produkti MTPL e brendshme, termi teknik që përdoret për sigurimin e mjeteve, në periudhën janar-tetor 2022, pati një rritje prej 6.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat