“Drama” përgjatë 2022, para festave euro nën 114 lekë - Monedha e përbashkët merr veten në BE por në Shqipëri nënçmim në vlera rekord

Megjithë një përmirësim të lehtë dy ditët e fundit, monedha e përbashkët evropiane mbetet në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun. Ajo ra për herë të parë në datë 20 nën kuotën mesatare te këmbimit prej 114 lekësh, ku vijoi të mbetet edhe për tre ditët në vijim, megjithë një ngritje të lehtë në datat 22 dhe 23. Në këtë mënyrë euro në Shqipëri nuk po reagon si në tregjet evropiane, ku tashmë ajo po rritet me ritme të qëndrueshme. Javët e fundit monedha e përbashkët ka shënuar rritje më raport me dollarin pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore Evropiane, e cila më në fund vendosi të ndërhyjë me rritjen e normës bazë të interesit si masë për ndalimin e inflacionit në Eurozonë. Dhe ishin pikërisht këto dy faktorë që shkaktuan dramën e monedhës së përbashkët evropiane përgjatë vitit, inflacioni dhe veprimet e rezervës Federale amerikane. Ndërkaq, Indeksi i Blerjes së Menaxherëve për dhjetorin tregon frenim të rënies së aktivitetit ekonomik në eurozonë, duke sugjeruar se inflacioni në BE mund të jetë më pak i ashpër nga ç’pritej.
Ajo që mbetet për t’u parë është nëse do të vijojë mbiçmimi i lekut ndaj Euros, në një kohë që ajo po rimerr veten në raport me valutat e tjetra, e në mënyrë të veçantë me dollarin.
Agjentët e këmbimit valutor të pyetur nga Scan Televizion e lidhin këtë mbiçmim më së shumti me faktorë të brendshëm sesa të jashtëm, ku dominues është ai sezonal. Sipas tyre, për një seri faktorësh, në treg ka sasi të konsiderueshme valutash, veçanërisht të monedhës së përbashkët europiane. Ndërkohë që ndikim të dorës së parë në këtë mbiçmim të lekut ka pasur situata e reshjeve. Për shkak të rritjes së prodhimit vendas, KESH nuk ka pasur nevojë të sigurojë sasi të konsiderueshme eurosh në tregun e brendshëm.
SCAN
Sondazh

Më shtrenjtë në shtëpi apo restorant për vit të ri? - Dilema e fundvitit. Sa kanë ndryshuar cmimet krahasuar me 2021?
Inflacioni i lartë dhe kriza e çmimeve nuk mund të mos reflektonte as në çmimet e restoranteve për festat e fundvitit. Mbarimi i festave të nëntorit na......

Pagat në Britani në nivelin më të ulët në 2023 - Thyhet rekordi negativ i vendosur në vitin 2006
Britanikët që shpresojnë për një rritje të pagave për vitin 2023, për të kompensuar rritjen e kostove të ushqimit dhe energjisë do të zhgënjehen. Paga......

Aksidentet. 20% janë zgjidhur me mirëkuptim mes shoferëve - AMF: rreth 7 milionë Usd dëme janë shlyer përmes marrëveshjeve mes drejtuesve të mjeteve
20% e dëmeve të shkaktuara nga akdidentet me makinë gjatë vitit 2022 janë zgjidhur me marrëveshje mes drejtuesve pa ju drejtuar ekspertëve të rendit. E dhëna......

Bota është në një ‘polikrizë’ dhe këto vende duan ta shuajnë atë duke parë përtej PBB-së!
Për një rrjet të vogël, por në rritje vendesh, metrika e shëndetit ekonomik në botë nuk është më e përshtatshme për qëllimin. Kryesisht nga gratë, Finlanda,......

Udhëtimi jashtë vendit është gati "për një rikthim të madh" në vitin 2023!
Amerikanët janë gati të udhëtojnë jashtë shtetit masivisht në vitin 2023. Dollari amerikan mbetet gjithashtu relativisht i fortë kundrejt monedhave si euro,......

Si të kurseni 200 dollarë në muaj në 2023 falë një lëvizjeje të shpejtë dhe të lehtë të parave çdo dhjetor?!
Reporteri ekonomik i CNBC, Mike Winters, ndan këshillat e tija për të kursyer para në fund të vitit në mënyrë të zgjuar dhe të shpejtë. Një nga traditat e tij......

Ndalimi i mishit, rritja e çmimit të arit dhe ‘jo-Brexit’? Parashikimet 'e egra' të një banke për vitin 2023!
“Parashikimet skandaloze” të Saxo Bank për vitin 2023 përfshijnë një ndalim të prodhimit të mishit, rritjen e çmimeve të arit dhe votën e Britanisë për......

Ky startup i teknologjisë sportive humbi miliona 10 vjet më parë tani ka një vlerë prej 8 miliardë dollarë!
Humbja e miliona dollarëve kur ata ishin 24 vjeç ishte një moment përcaktues për sipërmarrësit Harsh Jain dhe Bhavit Sheth. Por dyshja nga India gjithashtu di......