Gjermania kërkon profesionistë - Mungon fuqia punëtore, 250 mijë vende të lira pune

Ekonomia gjermane aktualisht po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Ekonomistët gjermanë fajësojnë për situatën e krijuar procedurat administrative të komplikuaea dhe qasjen e autoriteteve të vizave. Ata kërkojnë zbutjen e rregullave të emigraciinit duke thënë se në Gjermani ekzistojnë vështirësi të mëdha për zgjerimin e sipërmarrjeve pikërisht sepse mungon fuqia punëtore.
Shoqata qendrore e zanateve në Gjermani, konfirmoi se aktualisht në këtë degë ka rreth 250 mijë vende të lira pune. Më tej ajo përsëriti apelin se ka nevojë emergjence për fuqi të kualifikuar pune. Një gjë e tillë mund të arrihet me kualifikimin e mëtejshëm në vend dhe rekrutimin e të gjitha potencialeve të brendshme, por dhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë. Dhe pse në këtë drejtim po bëhet gjithnjë e më pak.
Sipas analistëve forcat e kualifikuara që vijnë nga jashtë përballen me shumë pengesa. Sipas tyre duhet aplikuar sa më parë një procedurë e pakomplikuar dhe konsulatave dhe përfaqësive jashtë Gjermanisë, dhe pse aktualisht ato janë shumë të ngarkuara. Apeli i analistëve mbyllet me faktin se ende shumë gjëra në Gjermani kryhen në mënyrë manuale dhe jo në formë dixhitale; për këtë arsye nuk është pozitive që vendi ende nuk ka një kulturë mirëseardhjeje për fuqinë e kualifikuar punëtore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Mishi shqiptar nis eksportin drejt Arabisë Saudite - Krifca: Tregje të reja për eksportet e produkteve “Made in Albania”.
Shqipëria ka nisur eksportin e mishit drejt Arabisë Saudite. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, duke vlerësuar si mnjë ngjarje të......

Ekonomia botërore në recesion në 2023 - Arsyeja kryesore: Inflacioni i lartë
Bota do të përballet me një recesion në vitin 2023. Sipas qendrës për kërkime ekonomike dhe biznesi (CEBR), kostot më të larta të huamarrjes që synojnë......

“Drama” përgjatë 2022, para festave euro nën 114 lekë - Monedha e përbashkët merr veten në BE por në Shqipëri nënçmim në vlera rekord
Megjithë një përmirësim të lehtë dy ditët e fundit, monedha e përbashkët evropiane mbetet në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun. Ajo ra për herë......

Më shtrenjtë në shtëpi apo restorant për vit të ri? - Dilema e fundvitit. Sa kanë ndryshuar cmimet krahasuar me 2021?
Inflacioni i lartë dhe kriza e çmimeve nuk mund të mos reflektonte as në çmimet e restoranteve për festat e fundvitit. Mbarimi i festave të nëntorit na......

Pagat në Britani në nivelin më të ulët në 2023 - Thyhet rekordi negativ i vendosur në vitin 2006
Britanikët që shpresojnë për një rritje të pagave për vitin 2023, për të kompensuar rritjen e kostove të ushqimit dhe energjisë do të zhgënjehen. Paga......

Aksidentet. 20% janë zgjidhur me mirëkuptim mes shoferëve - AMF: rreth 7 milionë Usd dëme janë shlyer përmes marrëveshjeve mes drejtuesve të mjeteve
20% e dëmeve të shkaktuara nga akdidentet me makinë gjatë vitit 2022 janë zgjidhur me marrëveshje mes drejtuesve pa ju drejtuar ekspertëve të rendit. E dhëna......

Bota është në një ‘polikrizë’ dhe këto vende duan ta shuajnë atë duke parë përtej PBB-së!
Për një rrjet të vogël, por në rritje vendesh, metrika e shëndetit ekonomik në botë nuk është më e përshtatshme për qëllimin. Kryesisht nga gratë, Finlanda,......

Udhëtimi jashtë vendit është gati "për një rikthim të madh" në vitin 2023!
Amerikanët janë gati të udhëtojnë jashtë shtetit masivisht në vitin 2023. Dollari amerikan mbetet gjithashtu relativisht i fortë kundrejt monedhave si euro,......