Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2022, 13:32

Të mbyllet “trau” për investimet strategjike! - Projektligji/ Përfitues kompani të lidhura me pushtetin, ndryshim afati

Nga SCAN TV
Të mbyllet “trau” për investimet strategjike! -

Të gjitha kërkesat e bëra nga bizneset për të marrë statusin e investitorit strategjik apo të investimeve strategjike pas datës 1 Janar 2023, të refuzohen nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Kjo ka qenë kërkesa e depozituar në Kuvend nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila synon ndryshime në ligjin “për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”,  në të cilin afati i vendosur është data 31 Dhjetor 2023.

Në kërkesën e saj, deputetja Tabaku argumenton se shtyrja e herëpashershme e afatit të këtij ligji, pavarësisht se ka pasur si qëllim mbështetejen dhe nxitjen e investimeve të huaja dhe vendase në sektorët strategjikë për zhvillimin e ekonomisë, në praktikë ka rezultuar se ligji është përdorur si mekanizëm për t’iu dhënë favore për përfitime individëve me lidhje të forta personale, apo familjare pranë qeverisë.  Sipas dokumentit, në çdo rast,  mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, klientelizëm apo arbitratitet, ndërkohë që shifra në numër projektesh apo vlerë investimesh të përfituar nga investitorë të huaj, mbeten modeste.

Sipas relacionit, “miratimi i këtij projektligji, do ti mbyllte rrugë çdo përpjekjeje që kompani apo biznese të lidhura me drejtuesit e lartë të qeverisë si dhe funksionarë të lartë që fshihen pas këtyre bizneseve, të përfitojnë pasuri të çmuara shtetërore, duke u përjashtuar njëkohësisht nga detyrimet tatimore. Nga ana tjetër, vlerësohet se dhënia fund e këtyre praktikave, të cilat janë parë me dyshim edhe nga Bashkimi Evropian, është sinjal pozitiv edhe pë rprocesin e negociatave.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......