Europa Postuar më 26 Dhjetor 2022, 13:37

Serbët ndihen festivë dhe gati për të shpenzuar - Pavarësisht krizës aktuale shumica e tyre nuk do të kursejnë

Nga SCAN TV
Serbët ndihen festivë dhe gati për të shpenzuar -

Dikur kishte drita që nga muaji tetor, por këtë vit Beogradi vendosi ndriçimet e Krishtlindjeve në mes të dhjetorit dhe do të qëndrojnë të ndezura për vetëm një muaj në qendër të qytetit.

Megjithatë, rruga kryesore është në një humor festiv ndërsa njerëzit bëjnë pazaret e tyre. Pavarësisht krizave në botë, jo shumë njerëz mendojnë të kursejnë. Madje ata shprehen se do të blejnë sa më shumë që të jetë e mundur, duke shtuar se kanë kursyer të gjithë muajin për të blerë dhuratat e fundvitit.

Çmimet janë rritur më shumë se kurrë në muajt e fundit dhe ekonomistët kanë paralajmëruar se tani nuk është koha për të shpenzuar. Ata këmbëngulin se duhet të reduktohen shpenzimet dhe të tregohet shumë kujdes në blerje. Analistët thonë se Serbia është një vend mbipeshë, dhe nuk do të ishte keq nëse do të shpenzohej më pak në ushqime.

Pavarësisht se sa para kanë, serbët tradicionalisht dalin natën e Vitit të Ri, duke shpenzuar nga 30 deri në 400 euro. Muzika live është një domosdoshmëri në të gjitha restorantet. Menaxherët e këtyre vendeve shprehen se vendet janë ezauruar me klientë që priten të vijnë dhe nga vende të ndryshme të botës.

Për ata që nuk kanë para për të shkuar në restorante, qyteti i Beogradit po ofron një festë në natyrë në dy skena, me nëntë këngëtarë dhe DJ të njohur që performojnë.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat