Bota Postuar më 26 Dhjetor 2022, 13:45

38 viktima në SHBA për shkak të motit - Mbi 500 mijë banesa pa energji elektrike

Nga SCAN TV
38 viktima në SHBA për shkak të motit - Mbi 500 mijë banesa

Në Shtetet e Bahskuara të Amerikës ka shkuar të paktën në 38 numri i viktimave për shkak të motit të keq. Stuhia dimërore e shkaktuar nga një ciklon bombë, ka goditur vendin nga veriu në jug. Vendet më të prekura janë Buffalo, në shtetin e New York, ku ka pasur ndërprerje të enetgjisë elektrike në shumë zona, duke paralizuar dhe ndërhyrjen e shpejtë dhe ku aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri të hënën. Kushtet metereologjike po ngadalësojnë trasnportet në të gjithë SHBA.

Stuhia dimërore që ka goditur SHBA, në periudhën e festave të fundvitit ka shkaktuar

Rekordi i temperaturës së regjistruar shënon minus 48 gradë. Moti i keq po krijon kaos: aktualisht janë anuluar më shumë se 3300 fluturime dhe 560 mijë banesa janë pa energji elejtrike. Të shtunën ishin një milion e gjysëm banesat pa enerhji elektrike dhe 6 mijë fluturimet e anuluara.

Mediat amerikane saktësuan se viktimat janë regjistruar në Oklahoma, Kentucky, Missouri, Tennessee, Wisconsin, Kansas, Nebraska, Ohio, New York, Colorado e Michigan.

Sipas shërbimit kombëtar metereololigjik, kjo është një stuhi e paprecedentë që ka prekur 60% të popullsisë amerikane dhe që është shtrirë nga liqenet e mëdha të Kanadasë deri në kufijtë me Meksikën. Shumë persona kanë mbetur të bllokuar si pasojë e borës, dhe mijëra sipërmarrje kanë ndërprerë aktivitetin.

Kompanitë energjitike të shumë shteteve amerikane kanë bërë apel për kursimin e energjisë. Si pasojë e të ftohtit kërkesa është rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe ka rrezik që të mos plotësohet. Në Tennessee po kryhen ndërprerje të furnizimit me energji me rotacion për të reduktuar konsumin.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat