Si ATP i la pronarët pa asnjë lek në 2022 - Agjencia e Trajtimit të Pronave “uli qepenin”, pa ligj e me drejtuesit në ndjekje penale

Megjithëse kishte në dispozicionin rreth 40 milionë dollarë, Agjencia e Trajtimit të Pronave, nuk ka shpërndarë asnjë lek për pronarët gjatë këtij viti. Shkak kryesor ka qene mungesa e ligjit të pronave, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese që në fillim të vitit 2021, në një kohë që situata brenda agjencisë i ka përkeqësuar më tej gjerat. Drejtuesit kryesorë të saj u dërguan në grup për ndjekje penale për shkak të dyshimeve për abuzimet me pronat, në një kohë që në raportin e punës për tetë muajt e këtij viti, Agjencia raportonte 26 mungesa në staf. Si edhe në vitet e mëparëshme, fondi do të kthehet përsëri në Buxhetin e Shtetit, ndërkohë që Qeveria përsëri ka akorduar një shumë të ngjashmë, prej rreth 40 milionë dollarësh edhe për vitin e ardhshëm, madje për tre vitet në vijim.
Por këtë vit ATP ka pasur ngerçe edhe në kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet ingormale, për shkak se titullarja e institucionit gjendet në ndjekje penale. Në fakt në këtë proces ATP thjesht kalon shumat e akorduara nga ALUIZNI në drejtim të pronarëve që kanë përfituar të drejtën e kompesnimit. Agjencia ka arritur të shpëndajë më pak se gjysmën e fondeve të ALUIZNI-t për 244 pronarë të cilëve u janë zënë tokat nga ndërtimet pa leje. Sipas planit, ajo duhet të kishte shpërndarë rreth 5.5 milionë dollarë, por në total ka shpërndarë rreth 2.2 milionë dollarë.
Mbetet për t’u parë nëse 140 milionë dollarët e parashikuar për tre vitet e ardhshëm do t’u shpërndahen vërtetë pronarëve, në një kohë që fatura financiare e llogaritur nga qeveria për procesin e kompensimit financiar ishte rreth 1 miliardë dollarë. Faturë që është shtuar edhe me rreth 170 milionë dollarë me ndryshimet e sapomiratuara në ligjin e pronës, si kusht i vendosur nga Strasburgu që pronarëve t’u kompensohet minimalisht 10% e vlerës reale të pronës. Agjencia e Trajtimit të Pronave pritet të rinisë aktivitetin vitin e ardshëm, duke qenë se tashmë janë miratuar edhe ndryshimet ligjore të diktuara nga Strasburgu e më tej nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare. Por përsëri gjërat nuk do jenë aspak të lehta.
Së pari shoqatat e pronarëve kanë paralajmëruar se do ta çojnë përsëri ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por problem tjetër mbeten mijëra padi pronash që janë ngtitur kundër Agjencisë së Pronave në gjykatat e vendit. Me ndryshimet e fundit ligjore, Qeveria i fton pronarët të tërheqin paditë nga gjykatat e t’i drejtohen ATP-së për përfitimin e kompensimit. Gjë që vështirë të ndodhë duke parë vlerën shumë të ulët të kompensimit prej 10% që siguron ligji, ndërkohë që me ndryshimet e reja shoqatat e pronarëve thonë se shumë prej subjekteve mund të mbeten edhe me zero kompensim financiar.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Kush e kontrollon tregun e ‘panettone-s’ - Biznesi rekord i ëmbëlsirës milaneze tashmë është global
Kush e ka në pronësi panettone-n? Neë York Times që i ka dedikuar një artikull të gjatë ëmbëlsirës së Krishtlindjes me origjinë milaneze, prej 20 vitesh hsumë......

Treg i ri në Arabinë Saudite, por sa mish prodhon Shqipëria? - Analiza e shifrave/ Çfarë ka ndodhur me mbarështimin e bagëtive?!
Sektori i blegtorisë është në ditët më të vështira të tij për shkak se numri i bagëtive të mbarështuara ka një rënie të ndjeshme nga vitit në vit. Referuar......

Pse në Shqipëri po ndodh kriza e mbiprodhimit të vajit të ullirit? - Ministrja e Bujqësisë: Janë mbjellë pa planifikim. Duhet treg!
Fermerët shqiptarë po përballen me një mbiprodhim të vajit të ullirit duke mos pasur ku ta shesin atë. Por cilat janë arsyet? Sipas ministres së bujqësisë,......

Shqipëria ‘thjeshton’ tregtinë e armëve për popullatën - Ministria e Brendshme: Ka vakum ligjor për shitjen e armëve të vogla me përsëritje
Këshilli i Ministrave ka hedhur për konsultim publik një projektligj i cili rregullon një vakuum ligjor sa i përket licendimit të subjekteve për tregtimin e......

Tuneli i Llogarasë, në 500 metrat e fundit - Punimet për hapjen pritet të mbyllen brenda 2 muajve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë, që konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin......

Turqia zbulon 58 miliard metra kub gaz natyror - Zbulimi i bërë në Detin e Zi vlen 1 trilion dollarë
58 miliardë metra kub gazi natyror. Është kjo rezerva më e re e zbuluar nga Turqia në Detin e Zi. Sipas presidentit turk Erdoan, i cili konfirmoi lajmin, sasia......

7 makinat elektrike më interesante që do dalin në treg vitin e ardhshëm!
Tonelata modelesh të makinave të reja elektrike kanë shpërthyer në skenë vitet e fundit dhe 2023 nuk do të jetë ndryshe. Startup-et e reja dhe gjigantët e......

Sulmet kibernetike të IA janë një "kërcënim kritik" – Ja si po i kundërvihet NATO!
Inteligjenca artificiale (IA) po luan një rol masiv në sulmet kibernetike dhe po dëshmohet si një "shpatë me dy tehe" dhe një "sfidë e madhe", sipas......