Bota Postuar më 28 Dhjetor 2022, 09:52

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Lehtësimi i masave kundër Covid-19 në Kinë, presion mbi dollarin

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Lehtësimi i masave

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët kanë preferuar asetet me risk, pasi qeveria kineze ka lehtësuar më tej masat kundër përhapjes së Covid-19. Në raport me jenin japonez, dollari ka prekur nivelin më të lartë në 1 javë, për shkak të shenjave se Banka e Japonisë nuk do të fillojë ngadalësimin e stimujve.

Procesverbali i takimit të fundit sugjeron se politikëbërësit e mbështesin politikën monetare ultralehtësuese, pavarësisht se vendi mund të përballet me rritje të pagave dhe të inflacionit gjatë vitit të ardhshëm. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me gjashtë monedhat kryesore ndërkombëtare, është rritur me rreth 0.1% dhe po qëndron në rreth 104.3, ndërsa më herët gjatë këtij muaji preku nivelin më të ulët që nga mesi i qershorit, prej 103.4.

Zyrtarët e Rezervës Federale, duke përfshirë edhe presidentin Jerome Poëell, kanë deklaruar se shtrëngimi i politikave monetare do të shtyhet në kohë, por që mund të ngadalësojë ekonominë amerikane. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 16,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1200 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...