87 % e qytetarëve mendojnë se bashkitë po u shpërdorojnë paratë - Sondazhi/ “Shërbimet publike janë përkeqësuar”

Afro 87 për qind e qytetarëve shqiptarë mendojnë së taksat që ata paguajnë për bashkitë ku jetojnë, shpërdorohen. Të dhënat janë bërë publike nga anketa e CoPlan, “Perceptimi qytetar mbi taksimin vendor dhe shërbimet publik”, ku theksohet se pavarësisht këtij perceptimi mbi njësitë e qeverisjes vendore, 94% e të intervistuarve nuk ka raportuar ndonjëherë për shpërdorimin e parasë publike , kjo pasi mbizotëron ndjenja e frikës që raportimi të kthehet në problem për raportuesin dhe mungesa e besimit që raportimi të jetë efektiv.
Ndërkohë, taksapaguesit mendojnë gjithashtu se gjatë vitit 2022, disa nga shërbimet publike të bashkive janë përkeqesuar, ku përfshijnë këtu strehimin social, shërbimet sociale, sigurinë publike, shëndetësinë, transportin publik, hapësirat publike artin, kulturën dhe sportin, ndërsa dy treguesit më problematikë renditen menxhimi i mbetjeve dhe zhvillimi ekonmoik vendor.
Në përgjithësi, të intervistuarit shprehen të pakënaqur me shërbimet publike vendore përkundrejt rëndësisë që vlerësohet të jetë e lartë. Referuar raportit, oferta aktuale e shërbimeve publike vendore qëndron ndjeshëm nën pritshmëritë e të intervistuarve.
Në dokument theksohet se në prani të burimeve financiare të kufizuara, është me rëndësi që ato të përdoren me efiçiencë dhe efektivitet, duke prioritarizuar ato kategori shërbimesh që kanë përparësi për qytetarët. Në këtë drejtim, tre shërbimet e prioritarizuar nga të intervistuarit për t’u përmirësuar janë: shërbimet shëndetësore parësore; shërbimet në fushën e zhvillimit ekonomik vendor; dhe menaxhimi i mbetjeve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Si do të jetë avioni i së ardhmes Airbus A35- 900: Sedilje inteligjente, biokarburant dhe sensorë!
Një e çarë në kabinën e pilotit që duket si një defekt. Por në fakt është një krahasim real mes konfigurimit të brendshëm të ri dhe të vjetër. Pasagjerët......

Italianët boshatisin ‘kursimet'. U duhen për të paguar faturat - 50 miliardë euro janë shpenzuar brenda muajve gusht – tetor
Faturat e energjisë elektrike dhe inflacioni peshojnë së shumti në kursimet e italianëve. Kursimet e qytetarëve, pas pothuajse tre vitesh rritje të......

Japonia i kërkon Apple 92 milion euro dëmshpërblim - Kompania llogariti gabim përjashtimin nga taksat
Autoritetet japoneze kanë kërkuar nga Apple një dëmshpërblim prej afërsisht 92 milionë euro, pasi kompania dyshohet se ka llogaritur gabim përjashtimin nga......

Si ATP i la pronarët pa asnjë lek në 2022 - Agjencia e Trajtimit të Pronave “uli qepenin”, pa ligj e me drejtuesit në ndjekje penale
Megjithëse kishte në dispozicionin rreth 40 milionë dollarë, Agjencia e Trajtimit të Pronave, nuk ka shpërndarë asnjë lek për pronarët gjatë këtij viti. Shkak......

Kush e kontrollon tregun e ‘panettone-s’ - Biznesi rekord i ëmbëlsirës milaneze tashmë është global
Kush e ka në pronësi panettone-n? Neë York Times që i ka dedikuar një artikull të gjatë ëmbëlsirës së Krishtlindjes me origjinë milaneze, prej 20 vitesh hsumë......

Treg i ri në Arabinë Saudite, por sa mish prodhon Shqipëria? - Analiza e shifrave/ Çfarë ka ndodhur me mbarështimin e bagëtive?!
Sektori i blegtorisë është në ditët më të vështira të tij për shkak se numri i bagëtive të mbarështuara ka një rënie të ndjeshme nga vitit në vit. Referuar......

Pse në Shqipëri po ndodh kriza e mbiprodhimit të vajit të ullirit? - Ministrja e Bujqësisë: Janë mbjellë pa planifikim. Duhet treg!
Fermerët shqiptarë po përballen me një mbiprodhim të vajit të ullirit duke mos pasur ku ta shesin atë. Por cilat janë arsyet? Sipas ministres së bujqësisë,......

Shqipëria ‘thjeshton’ tregtinë e armëve për popullatën - Ministria e Brendshme: Ka vakum ligjor për shitjen e armëve të vogla me përsëritje
Këshilli i Ministrave ka hedhur për konsultim publik një projektligj i cili rregullon një vakuum ligjor sa i përket licendimit të subjekteve për tregtimin e......