Gjermania investon më shumë në Afrikë - Vendi në garë me SHBA dhe Kinën për biznesin afrikan në 2023

Kompanitë gjermane dëshirojnë të rrisin aktivitetet e tyre në Afrikë vitin e ardhshëm, vecanërisht në zona të tilla ku ka hidrogjen të gjelbër dhe gaz natyror të lëngshëm. 43% e tyre kanë planifikuar të investojnë në kontinent sipas një sondazhi të Reuters.
Sondazhi i anëtarëve të shoqatës gjermano – afrikane të biznesit tregoi gjithashtu se një tjetër 39% e anëtarëve të kësaj shoqate synojnë të ruajnë nivelet aktuale të shpenzimeve në Afrikë. Në një deklaratë për Reuters kreu i shoqatës u shpreh se pjesa më e madhe e kompanive duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre vitin e ardhshëm. Një gjë e tillë ka kuptim sipas tij sepse kontinenti është ende në trajektore rritjeje.
Sipas të dhënave të ministrisë gjermane të ekonomisë, kompanitë gjermane investuan rreth 1.6 miliardë euro në Afrikë në vitin 2021, nga të cilat rreth 1.1 miliardë euro shkruan në rajonin sub – Sahara.
Ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës po përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga Rusia për gaz që nga pushtimi i Ukrainës, aktualisht po konfirmohen mundësi të mëdha në sektorin e energjisë në Afrikë. Fusha e hidrogjenit të gjelbër dhe gazit të lëngshëm do të japë një shtysë të re në shumë vende duke theksuar këtu Senegalin dhe Nigerinë si vende me potencial investimi. Namibia gjithashtu mund të përfitojë masivisht nga prodhimi i hidrogjenit të gjelbër.
Sondazhi tregoi se 56% e kompanive i panë aktivitetet e tyre të biznesit në Afrikë në vitin 2022 pozitivisht dhe 7% e tjerë i vlerësuan ato "shumë mirë". Shoqata, e cila thotë se përfaqëson rreth 85% të bizneseve gjermane aktive në Afrikë, dëshiron që qeveria të japë mbështetje më të madhe përmes kushteve të përmirësuara për sigurimin e kredisë së eksportit dhe garancitë e investimeve nga qeveria gjermane për të siguruar që biznesi afrikan të mos i lihet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.
Shoqata ka kritikuar një ligj që hyn në fuqi më 1 janar, i cili detyron kompanitë e mëdha të veprojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe klimës, duke thënë se është kundërproduktive pasi krijon një shtresë të re burokracie.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Green Coast” rinovon mjedisin sportiv për nxënësit në Dhërmi, fokusi tek brezi i ri!
Kompania Green Coast ka bërë të mundur rinovimin e mjedisit sportiv për nxënësit në shkollën e fshatit Dhërmi në Himarë. Ky ambienti i ri, tashmë do të......

Elon Musk përballet me kërcënimin e hakerave nga “Dark Web” – Kërkojnë para në shkëmbim të të dhënave të 400 milionë llogarive të vjedhura
Një haker në Twitter ka deklaruar se do të shesë të dhënat e ndjeshme, private të 400 milionë llogarive nëse Elon Musk nuk mbledh 200,000 dollarë USD. Nëse......

Cilat janë 5 shqetësimet më të mëdha për punëtorët europianë në vitin 2023?!
Për disa vite, ne kemi dëgjuar shumë për rëndësinë e qëllimit, diversitetit dhe përfshirjes, si dhe konsiderata të tjera mjedisore, sociale dhe të qeverisjes......

Klientët e FTX ngrenë padi kundër shkëmbimit të dështuar të kriptove dhe ish drejtuesve të lartë!
Klientët e FTX ngritën një padi kolektive kundër shkëmbimit të dështuar të kriptove dhe ish-drejtuesve të saj kryesorë, përfshirë Sam Bankman-Fried të martën,......

Aktorët, mashtruesit dhe kriminelët: Kush ishin njerëzit më të kërkuar në Google në vitin 2022?!
Nga drama e gjykatave të njerëzve të famshëm deri te politika britanike dhe konflikti Rusi-Ukrainë, lista e njerëzve në trend të Google në vitin 2022 është një......

Spanja heq TVSH-në për ushqimet bazë për të ndihmuar në rritjen e kostos së jetesës!
Spanja do të heqë tatimin mbi vlerën e shtuar për artikujt ushqimorë bazë për gjashtë muaj, si pjesë e një sërë masash të reja për të ndihmuar njerëzit të......

Mbi një milion shtëpi evropiane kanë bateri për instalimet e tyre diellore – Gjermania vendi lider sipas raportit
SolarPower Europe vlerëson se kapaciteti i njësive të ruajtjes së energjisë së baterive rezidenciale (R-BESS) do të arrijë në 9.3 GWh deri në fund të vitit......

Pse spitalet gjermane mund të përballen me një valë masive falimentimesh?!
"Klinikat tona po përballen me një valë të mundshme falimentimi që do të jetë e pamundur të ndalet”, thotë presidenti i Shoqatës Gjermane të Spitaleve (DKG),......