Shqipëria Postuar më 28 Dhjetor 2022, 15:00

“Energjia, progres i moderuar” - Kritikat e Komunitetit të Energjisë: Duhet bërë më tepër për rritjen e konkurrencës

Nga SCAN TV
“Energjia, progres i moderuar” - Kritikat e Komunitetit të

Shqipëria ka arritur progres të moderuar për sa i përket reformave në sektorin e energjisë elektrike dhe tregun e gazit”. Ky është vlerësimi i Komunitetit të Energjisë, në raportin e vitit 2022 për impenentimin e reformave, ku analizohet ecuria në sektorin e energjisë elektrike, gazit, naftës dhe eficiencës së energjisë. Sekretariati vlerëon avancimin e bërë në disa drejtime, por njëkohësisht kërkon ndërmarrjen e një sërë masash shtesë, veçanërisht nën optikën e krizës energjetike.

Më konkretisht, sipas sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria përparoi në zbatimin e Direktivës për Performancën Energjetike të Ndërtesave, por vlerëson se është i nevojshëm më shumë progres në fushën e eficiencës së energjisë.

Po ashtu, Shqipëria duhet të nisë operimin e tregut të ditës në avancë së bashku me heqjen graduale të marrëveshjes së furnizimit me shumicë ndërmjet kompanisë prodhuese KESH dhe furnizuesit universal FSHU. “Kjo do të ndihmojë në zhbllokimin e zhvillimit të konkurrencës dhe likuiditetit në treg”, - thuhet ndër të tjera në raport, duke nënvizuar se aktivitetet për krijimin e tregut të organizuar të ditës kanë avancuar, por data për fillimin e tij është ende për t’u përcaktuar.

Po kështu, vihet në dukje se Furnizuesi i Tregut të Lirë ka detyrimin të shesë energji elektrike për mbulimin e humbjeve të shpërndarjes për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, por kjo nuk është në përputhje me ligjin e Komunitetit të Energjisë dhe kufizon potencialin për konkurrencë në mënyrë të konsiderueshme.

Vëmendje iu kushtohet edhe politikave mjedisore dhe çështjeve të klimës, duket theksuar se zbatimi i legjislacionit për vlerësimin e ndikimit në mjedis mbeti i pamjaftueshëm.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat