Rriten çmimet e naftës - Optimizëm për normalizimin e kërkesës së Kinës

Çmimet e naftës janë rritur me shpresën për një rekuperim të kërkesës për karburant, në një kohë që Kina vazhdon të lehtësojë kufizimet e saj ndaj Covid 19, megjithëse fitimet u kufizuan nga shqetësimet për recesion dhe rivënia në punë i disa termocentrakeve energjetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ishin mbyllur si pasojë e stuhisë së dëbors.
Kontratat e së ardhmes Brent për dërgesat e muajit shkurt u rritën me nëntë cent, në 84.42 dollarë për fuci. Nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 10 cent, në 79.63 dollarë për fuçi. Mes optimizmit të tregut, të dy treguesit arritën në nivelin e tyre më të lartë në javë.
Shpresat për një nxitje të kërkesës për karburant të importuesit kryesor të naftës së papërpunuar, Kinë, vijnë në një kohë që ekonomia e dytë më e madhe në botë po lëviz drejt rihapjes së kufijve të saj në muajin e ardhshëm pas tre vitesh kufizimesh të rrepta të lëvizjes dhe bizneseve për të frenuar përhapjen e Covid.
Spitalet kineze ishin nën presion të madh për shkak të një rritjeje të infeksioneve të Covid 19 ndërsa vendi po shkon drejt trajtimit të situatës si endemi. Lehtësimi më i fundit i politikave kundër Cvid 19 në Kinë, do të ketë një efekt pozitiv afatshkurtër vecanërisht në aviacioni ndërkombëtar, sipas ekspertëve. Por për të arritur në një normalizim të plotë të kërkesës së Kinës do të duhen dhe dy muaj të tjerë.
Çmimet u rritën gjithashtu nga lajmet se Rusia synon të ndalojë shitjet e naftës nga 1 shkurti për vendet që respektojnë kufirin e çmimit të G7 të vendosur më 5 dhjetor, sipas një dekreti të Presidentit Vladimir Putin. Megjithatë, ndërsa një ndalim rus për shitjet e naftës do të reduktonte ofertën, kjo do të kompensohej nga kërkesa më e ulët për shkak të një recesioni të mundshëm ekonomik global vitin e ardhshëm.
Rafineritë e naftës në SHBA po punojnë për të rifilluar operimet në një duzinë objektesh të bllokuara nga ngrirja, një rikuperim që në disa raste do të shtrihet deri në janar. Prodhimi është ndërprerë nga stuhitë dimërore, me temperatura nën zero, duke ulur prodhimin e naftës dhe gazit nga Dakota e Veriut dhe Teksasi.
Ndërkohë, stoqet e naftës së papërpunuar në SHBA u vlerësuan të kenë rënë me 1.6 milionë fuçi javën e kaluar, sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Reuters.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

2022, “viti i zi” i miliarderëve amerikanë - Regjistrohen humbje prej 433 miliardë dollarë
Miliarderët amerikanë të teknologjisë së lartë janë varfëruar gjatë vitit 2022, dhe në total kanë humbur një shifër prej 423 miliard dollarësh. Uashington Post......

Pasiguri për ekonominë Greke në 2023 - Nga zhvillimet globale me krizën energjetike, deri te zgjedhjet e përgjithshme
Ekonomia greke do të vazhdojë të rritet, por me ritme më të ngadalta vitin e ardhshëm. Rritja pritet të arrijë në 1.8%, krahasuar me vetëm 0.3% që vlerësohet......

Gjermania investon më shumë në Afrikë - Vendi në garë me SHBA dhe Kinën për biznesin afrikan në 2023
Kompanitë gjermane dëshirojnë të rrisin aktivitetet e tyre në Afrikë vitin e ardhshëm, vecanërisht në zona të tilla ku ka hidrogjen të gjelbër dhe gaz natyror......

“Green Coast” rinovon mjedisin sportiv për nxënësit në Dhërmi, fokusi tek brezi i ri!
Kompania Green Coast ka bërë të mundur rinovimin e mjedisit sportiv për nxënësit në shkollën e fshatit Dhërmi në Himarë. Ky ambienti i ri, tashmë do të......

Elon Musk përballet me kërcënimin e hakerave nga “Dark Web” – Kërkojnë para në shkëmbim të të dhënave të 400 milionë llogarive të vjedhura
Një haker në Twitter ka deklaruar se do të shesë të dhënat e ndjeshme, private të 400 milionë llogarive nëse Elon Musk nuk mbledh 200,000 dollarë USD. Nëse......

Cilat janë 5 shqetësimet më të mëdha për punëtorët europianë në vitin 2023?!
Për disa vite, ne kemi dëgjuar shumë për rëndësinë e qëllimit, diversitetit dhe përfshirjes, si dhe konsiderata të tjera mjedisore, sociale dhe të qeverisjes......

Klientët e FTX ngrenë padi kundër shkëmbimit të dështuar të kriptove dhe ish drejtuesve të lartë!
Klientët e FTX ngritën një padi kolektive kundër shkëmbimit të dështuar të kriptove dhe ish-drejtuesve të saj kryesorë, përfshirë Sam Bankman-Fried të martën,......

Aktorët, mashtruesit dhe kriminelët: Kush ishin njerëzit më të kërkuar në Google në vitin 2022?!
Nga drama e gjykatave të njerëzve të famshëm deri te politika britanike dhe konflikti Rusi-Ukrainë, lista e njerëzve në trend të Google në vitin 2022 është një......