10 miliardë euro kundër inflacionit - Spanja prezanton paketën e re të ndihmës financiare

Spanja prezantoi paketën e re të ndihmës financiare prej 10 miliardë eurosh për të lehtësuar pasojat e inflacionit, duke shënuar kështu planin e tretë të madh të këtij viti, ndërsa ndihma totale ka arritur në 45 miliard euro që nga fillimi i vitit 2022. Spanja, njësoj si vendet e tjera evropiane, është përballur prej muajsh me një krizë të kostos së jetesës që u përkeqësua dhe më shumë nga ndikimi i luftës në Ukrainë sidomos pëe sa i përket cmimeve të larta të energjisë.
Paketa e rradhës përfshin një bonus të vetëm prej 200 euro për rreth 4.2 milionë familje me të ardhura vjetore deri në 27 mijë euro si dhe zgjatjen e reduktimit të taksave për faturat e energjisë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Paketa pason masa të njëjta të marra në muajin mars dhe qershosh që përfshinin ndihmë direkte, ulje taksash, kredi të buta dhe kontrolle të qirave. Masat së bashku me një marrëveshje të negociuar me Bashkimin Evropian për të vendosur një kufi në cmimet e gazit për prodhimin e energjisë elektrike, kanë pasur një farë suksesi. Inflacioni për 12 muajt e fundit u ngadalësua në 6.7% në nëntor. Kjo është dhe norma më e ulët e regjistruar në bllokun e 27 vendeve anëtare të BE-së.
Ngadalësimi i imflacionit është ndihmuar nga rënia e mprehtë e cmimit të energjisë elektrike, që u ul me 22.4% nga një vit më parë në nëntor. Por gjithësesi cmimet e ushqimeve kanë vazhduar të godasin portofolet e spanjollëve duke shënuar një rritje me 15% gjatë muajit tetor dhe nëntor krahasuar me një vit më parë.
Qeveria spanjolle e kryeministrit Pedro Sanchez deklaroi se do të ulët tatimin mbi vlerën e shtuar për ushqimet thelbësore si buka, djathi, qumështi, perimet , frutat dhe drithërat në )5 nga 4%. Makarinat dhe vajrat e gatimit do të kenë një përgjysmim të TVSH-së deri në 5%.
Sanchez njoftoi gjithashtu zgjatje 12-mujore të subvencioneve për udhëtimet me tren për udhëtarët dhe kufizimet në rritjen e qirave. Megjithatë, zbritja e çmimit të benzinës për konsumatorët përveç sektorit të transportit do të ndërpritet. Ai tha se ndihma e ofruar deri më tani kishte ndihmuar Spanjën të regjistronte rritje të fortë ekonomike këtë vit, të cilën ai e vendosi në 5%, mbi parashikimin e mëparshëm të qeverisë prej 4.4%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rriten çmimet e naftës - Optimizëm për normalizimin e kërkesës së Kinës
Çmimet e naftës janë rritur me shpresën për një rekuperim të kërkesës për karburant, në një kohë që Kina vazhdon të lehtësojë kufizimet e saj ndaj Covid 19,......

2022, “viti i zi” i miliarderëve amerikanë - Regjistrohen humbje prej 433 miliardë dollarë
Miliarderët amerikanë të teknologjisë së lartë janë varfëruar gjatë vitit 2022, dhe në total kanë humbur një shifër prej 423 miliard dollarësh. Uashington Post......

Pasiguri për ekonominë Greke në 2023 - Nga zhvillimet globale me krizën energjetike, deri te zgjedhjet e përgjithshme
Ekonomia greke do të vazhdojë të rritet, por me ritme më të ngadalta vitin e ardhshëm. Rritja pritet të arrijë në 1.8%, krahasuar me vetëm 0.3% që vlerësohet......

Gjermania investon më shumë në Afrikë - Vendi në garë me SHBA dhe Kinën për biznesin afrikan në 2023
Kompanitë gjermane dëshirojnë të rrisin aktivitetet e tyre në Afrikë vitin e ardhshëm, vecanërisht në zona të tilla ku ka hidrogjen të gjelbër dhe gaz natyror......

“Green Coast” rinovon mjedisin sportiv për nxënësit në Dhërmi, fokusi tek brezi i ri!
Kompania Green Coast ka bërë të mundur rinovimin e mjedisit sportiv për nxënësit në shkollën e fshatit Dhërmi në Himarë. Ky ambienti i ri, tashmë do të......

Elon Musk përballet me kërcënimin e hakerave nga “Dark Web” – Kërkojnë para në shkëmbim të të dhënave të 400 milionë llogarive të vjedhura
Një haker në Twitter ka deklaruar se do të shesë të dhënat e ndjeshme, private të 400 milionë llogarive nëse Elon Musk nuk mbledh 200,000 dollarë USD. Nëse......

Cilat janë 5 shqetësimet më të mëdha për punëtorët europianë në vitin 2023?!
Për disa vite, ne kemi dëgjuar shumë për rëndësinë e qëllimit, diversitetit dhe përfshirjes, si dhe konsiderata të tjera mjedisore, sociale dhe të qeverisjes......

Klientët e FTX ngrenë padi kundër shkëmbimit të dështuar të kriptove dhe ish drejtuesve të lartë!
Klientët e FTX ngritën një padi kolektive kundër shkëmbimit të dështuar të kriptove dhe ish-drejtuesve të saj kryesorë, përfshirë Sam Bankman-Fried të martën,......